Categories Lajme

Akuzat se rriti pagat për fushatë politike, Rama: Analfabetizëm politik, ligjin e ndalon për zgjedhjet e përgjithshme

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj akuzave se rriti pagat për fushatën në prag të zgjedhjeve lokale.

Rama ka publikuar një pikë nga Kodi Zgjedhor që thotë se akuza do vlente nëse do ishin zgjedhjet qendrore dhe jo ato lokale.

“Analfabetizmi politik është ku e ku më i keq se sa analfabetizmi real apo ai funksional!

Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike, ku flitet për periudhën para krijimit të qeverisë së re. Leximin me zë ua bëjnë pensionistët në 14 maj”-shkruan Rama.

Njoftimin se 5 mijë lekë do t’u jepet pensionistëve në muajin prill kryeministri Edi Rama e bëri sot, ndërsa sqaroi se e kishte premtuar muaj më parë se kësti i parë i taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë do t’i shkojë të moshuarve.

“Jemi në kushtet kur mund t’ju themi edhe pensionistëve se zotimin për të shpërndarë drejt tyre taksën e jashtëzakonshme që vumë mbi eksportuesit e mëdhenj të energjisë do ta mbajmë sikundër e thashë dhe më parë por sot s’kemi veç zotimin e përgjithshëm, por edhe informimin konkret se për pensionistët, do të ketë 5 mijë lekë në drejtim të tyre bashkë me pensionet që do të marrin herën e ardhshme”, tha Rama.

I pyetur nëse është në shkelje të Kodit Zgjedhor për shpërblimin e pensionistëve teksa jemi rreth 45 ditë larg zgjedhjeve të 14 majit,  Rama u shpreh se zotimin e kishte bërë muaj më parë. Përveç kësaj ai u shpreh se nuk do të lënë pensionistët pa mbështetje në këtë kohë kur çmimet janë të larta.

Rama tha se qeveria ka gati edhe një plan që ai e quajti ambicioz për rritjen e pagave. Pas premtimit për rritjen e pagës minimnale në 40 mijë lekë, ai tha se plani përfshin ndryshimin e strukturës së pagave.

Kjo synon që rroga mesatare të shkojë në shifrën 900 euro duke qenë se pret lëvizje të tregut pas rritje së pagës minimale. Rama u shpreh se detajet do të bëhen me dije brenda 10, 15 ditëve të ardhshme ndërsa premtoi rritje të rrogave edhe për kategori të tjera përveç mjekëve e infermierëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pas radhës kilometrike të mjeteve, hiqet përkohësisht pagesa në autostradën Thumanë-Kashar

Pas skandalit të mëngjesit të sotëm me trafikun kilometrik nga aksi Thumanë-Kashar, mësohet se është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vihen nën kontroll flakët në Llogara, drejtori i zjarrfikëses: Zjarri patjetër që ka dorën e njeriut

Zjarri që ra pasditen e djeshme në Llogara është vënë nën kontroll, ndërsa po punohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ Euro, blloqe dhe telefona, çfarë iu sekuestrua Beqajt dhe bashkëpunëtorëve pas kontrollit në banesë dhe zyrë

Pas më shumë se një viti hetimesh, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është vënë sot…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK rëndon pozitën e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro, sekuestrohen 4 ha tokë në Himarë

Rëndohen akuzat ndaj Jorgo Goros, tashmë në burg. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan të trafikonin kokainë nga Amerika Latine, si ranë në pranga 3 shqiptarët në Itali

Një tjetër goditje e rëndësishme ndaj trafikut të drogës është kryer Guardia di Finanza e…

LEXO ME SHUME