Categories Lajme

Akuzohen për vrasjen e Santiago Malkos, pezullohet gjyqi për anëtarët e grupit kriminal Duka

Pezullohet procesi gjyqësor për një vit në ngarkim të vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, Oltian Loga, Aleksander Manxhaku dhe Dritan Agaj. Ata akuzohen për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Gjykata e Posaçme mori një vendim të tillë për shkak se ata janë në kërkim dhe nuk është bërë njoftimi i tyre për nisjen e gjykimit në ngarkim të tyre.

Ndërsa seanca për Ilir Selmani, Xhoni Nica dhe Elvis Gaçaj, është shtyrë pasi njëri nga avokatët kërkoi kohë që të njihej me dosjen voluminoze të Prokurorisë së Posaçme. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 27 Gushtit 2019 në rrugën Xhanfize Keko në kryeqytet kur Malko sapo kishte dalë nga spitali i pediatrisë, ku kishte djalin të shtruar pasi ishte i sëmurë.

Krimi sipas SPAK ka si motiv përplasjen për dominimin e aktivitetit të lojërave të fatit mes dy grupeve kriminale atij Duka dhe Ervis Martinajt. Në dosjen e SPAK thuhet se për të kryer vrasjen janë përdorur në ngjarje dy automjete, njëri u gjet i djegur ndërsa në tjetrin grupi i hetimi mblodhi prova të vlefshme si materiale gjenetike me anë të të cilave përftoi profile ADN.

Hetuesit këto prova i kanë krahasuar me ADN e prindërve të personave të dyshuar ku ka rezultuar në përputhje totale. Gjithashtu në dosje thuhet se Santiago Malko u vra pas tentativës së dështuar për të ekzekutuar biznesmenin Ervis Martini. Në dosjen e SPAK nënvizohet se aëntarët e klanit Duka të kryesuar nga dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka kishin paguar një sasi shumë të madhe parash për të mësuar vendndodhjen e Martinit.

Ata kishin kërkuar informacion në Turqi, Spanjë dhe më pas në Kosovë por pa rezultat. Në dosje thuhet se Blendi Teta pak orë para se të realizohej vrasja e Santiago Malkos ka zhvilluar një takim në paraburgim me Dritan Dajtin. Teta është prezantuar si kushëri i Dajtit në momentin kur ka hyrë në paraburgim. Në dosje nuk janë të zbardhuar detaje në lidhje me këtë takim dhe arsyet se përse Blendi Teta e ka takuar Dritan Dajtin. Azlajme/ E.M

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME