Policia italiane ka vënë në pranga një shtetas shqiptar pasi akuzohet për falsifikimin e targave të makinave.Gjatë një patrulle rutinë të policisë në zonën e Via Boaria, autoritetet ndaluan një makinë pa targa ku ndodhej 21 vjeçari me iniciale G.S. Ai nuk ishte i pajisur me patentë dhe leje qarkullimi ndaj policia bëri një kontroll në automjetin e tij. Oficerët gjetën në sediljen e prapme të makinës tip Alfa Romeo, disa targa të cilat ishin të mbuluara me ngjitës të zi duke fshehur numrin e tyre. Në cilësinë e provës materiale, policia gjeti pinca të mëdha të cilët përdoreshin për shkuljen e targave. Shtetasi G.S. u shoqërua në komisariatin Faenza nën akuzën e falsifikimit të targave të automjeteve.

