Categories Lajme

Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet efektivi në Vlorë

Pezullohet efektivi në Vlorë. Mësohet se nënkomisari me inicialet M.Q., akuzohet për shpërdorim detyre.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë – Gjirokastër), pas një hetimi disa mujor nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ka ekzekutuar sot vendimin e Gjykatës, e cila ka caktuar masën e sigurimit “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj punonjësit të Policisë, Nënkomisar M.Q. Ai është aktualisht me detyrë OPGJ në Sektorin e Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Gjirokastër.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se punonjësi i Policisë në kohën kur ishte me detyrë në DVP Vlorë, nuk referonte materialet proceduriale në Prokurori për raste aksidentesh me pasoja të rënda, duke konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim i detyrës”.

Vijojnë hetimet për raste të tjera të veprimeve të paligjshme të kryera nga ky punonjës policie.”, sqaron policia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME