Categories Lajme

Akuzohet se iu mori 570 mijë euro përmes mashtrimit katër personave, burg ish-punonjëses së Bankës, Më mbroni familjen, 4 banda na kërcënojnë me jetë

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Milena Deraj, ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë, e cila dyshohet se përmes mashtrimit ka arritur që ti marrë disa personave 570 mijë euro.

Milena Deraj, u arrestua dy ditë më parë, dyshohet se duke mashtruar u ka marrë babait dhe dy djemve shumën prej 340 mijë euro  me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale  të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, 30 vjeçarja dyshohet se ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari.

Ajo është shprehur para gjykatës se paratë e marra do t’i kthente, sakaq, ka kërkuar mbrojtje pasi tregon që ka marrë kërcënime me jetë.

Përpara gjykatës ajo është shprehur: Më mbroni familjen, burrin, fëmijën, 4 banda na kërcënojnë me jetë. Mora para, por do i ktheja. Mora përsipër të heq burgimin përjetë, jo t’i jap pafajësi. Lekët do ja ktheja.

Milena Deraj (ish-punonjëse e Bankës së Shqipërisë), u arrestua sepse ka mashtruar 3 shtetas (babai dhe dy djemtë) të familjes Verracaku, duke iu marrë 340 000 euro, me premtimin se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor që kishin në Shkodër, në lidhje me një ngjarje kriminale  të ndodhur në Velipojë, në vitin 2021.

Gjithashtu, kjo shtetase ka mashtruar edhe një shtetase tjetër, duke i marrë 230 000 euro, me premtimin për t’i investuar në bono thesari. Në këtë rast bëhej fjalë për një mikeshë të sajën, biznesmene nga Delvina.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME