Categories Lajme

Akuzohet se ktheu stanin në ‘shtëpi bari’, publikohen pamjet e arrestimit (VIDEO)

Vëllai i deputetit socialist të Lezhës, Eduard Ndreca, Armando Ndreca është arrestuar me dyshimin se është përfshirë në kultivimin e kanabisit, pas një operacioni antidrogë ku u gjet një stan i kthyer në ‘shtëpi bari’. Sipas pamjeve të dy ditëve më parë, ai, veshur me një bluzë ngjyrë blu, arrestohet pranë një servisi në qytetin e Lezhës.

Për Ndrecën është prerë fleta e arrestit, bashkë me dy personat e tjerë, ndërsa ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.

Arrestimi i vëllait të deputetit socialist erdhi pas një hetimi disamujor të Policisë së Lezhës për kultivimin e kanabisit në pyjet e Kashnjetit. Po të mërkurën, në pranga ranë edhe kunati i Armando Ndrecës, Armel Nikdukaj, 27 vjeç dhe Elvis Shpellzai 28 vjeç. Ata u kapën në stanin që kishin përshtatur si ‘shtëpi bari’.

Nikdukaj dhe shoku i tij Shpellzai janë mbajtur në vëzhgim prej disa mujash. Ndërsa Ndreca ra në ‘grackën’ e policisë, pasi duke përgjuar telefonin e kunatit, Armel Nikdukajt, është regjistruar edhe një telefonatë me Armando Ndrecën. Por ende nuk dihet roli i tij në këtë veprimtari kriminale, ndërsa gjatë marrjes në pyetje, vëllai i deputetit ka deklaruar se nuk ka lidhje me drogën.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2973 bimë narkotike, disa prej tyre fidanë të gatshëm për t’u kultivuar në tokë, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, 50 llamba, pajisje ventilimi dhe tre celularë. Ndërsa gjatë kontrollit në banesat e Nikdukajt dhe Shpellazit në qytetin e Koplikut u sekuestruan 3 armë të ftohta dhe një maskë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME