Categories Lajme

Akuzohet se liroi nga burgu të fortët e botës së krimit, KPA përjashton gjyqtaren nga sistemi i drejtësisë

Gjyqtarja e Apelit në Durrës Anita Mici është larguar përfundimisht nga sistemi i drejtësisë. Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka vendosur dje shkarkimin e saj nga detyra, ndonëse Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) e kishte lënë në detyrë. Vendimi është marrë nga trupa Gjykuese e kryesuar nga Sokol Çomo dhe ka efekt të menjëhershëm. Ndonëse KPK e la në detyrë, ishte Komisioneri Publik Florian Ballhysa që kërkoi shkarkimin e saj për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe cenim të besimit të publikut te drejtësia.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Sokol Çomo kryesues, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 7/2021, datë 28.01.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 287, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Anita Mici.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:
1.    Ndryshimin e vendimit nr. 287, datë 04.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Anita Mici.
2.    Ky vendim është përfundimtar dhe me efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 23.02.2023”, thuhet në vendim.

Mici ka rezultuar me probleme sa i përket pasurisë dhe integritetit profesional. Sipas Kolegjit, nga analiza financiare e kryer për apartamentin ka rezultuar balancë negative për pagesën 5000 euro të kryer në vitin 2006, me burim nga kursimet familjare. Gjithashtu, është specifikuar se Mici ka liruar në shkelje të ligjit edhe Lulzim Berishën.

“Trupi gjykues vlerëson se subjekti i rivlerësimit, Anita Mici, nuk ka arritur nivelin e besueshmërisë për konfirmimin në detyrë. Në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm lidhur me kriterin e pasurisë dhe mangësitë profesionale që çojnë në papërshtatshmëri, trupi gjykues vlerëson se vendimi i KPK që ka vendosur konfirmimin e Micit është marrë në konstatim të gabuar të situatës faktike dhe zbatim të gabuar të ligjit, e për rrjedhojë duhet ndryshuar”, deklaroi Çomo.

Mici nuk ishte e pranishme në sallë në seancën e shpalljes së vendimit dhe kryesuesi Çomo sqaroi se nuk kishin njoftim për arsyet e mosparaqitjes së saj.

Anita Mici nuk është një emër i panjohur. Emri i gjyqtares Mici ishte pjesë në gjykimin e dosjeve të bujshme. Në dhjetor të vitit 2016, Anita Mici, së bashku me gjyqtarët Arben Vrioni dhe Petrit Çeno, liruan nga burgu ish-kreun e Bandës së Durrësit, Lulzim Berishën, kur këtij të fundit i kishin mbetur edhe 5 vite dënim.

Gjithashtu, në nëntor të 2018, Anita Mici ishte pjesë e një trupe gjykuese, e cila projektoi lirimin nga burgu të Viktor Ymerit ose siç njihet ndryshe në Vlorë, si “Tori i Xhihanes”, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Mici votoi pro rrëzimit të dënimit me burgim të përjetshëm të Ymerit, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burgim. Një vit më vonë, në dhjetor të 2019, gjyqtarja e gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani liroi nga burgu Viktor Ymerin, duke i shuar një pjesë të dënimit të mbetur.

Në prill të këtij viti, gjyqtarja e Apelit në Durrës, Anita Mici, ka kryesuar trupin gjykues që ‘vulosi’ mbylljen e dosjes së Florenc Çapjas, për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-efektivit të policisë Fadil Mema, i ekzekutuar më pas.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia liron tre zona të zëna padrejtësisht nga privatët në bregdetin e Semanit

Policia e Shtetit ka vijuar edhe sot operacionin policor të koduar “Plazhi i lirë”, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 30-vjeçarja në Korçë, ushtroi dhunë ndaj nënës së saj

Dhuna në familje vijon të mbetet një plagët e shoqërisë shqiptare. Tashmë nuk kemi vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditi me mjet prerës një 56-vjeçar, arrestohet agresori në Vlorë (EMRI)

Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e 11 korrikut në lagjen “Uji i Ftohtë” të Vlorës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i pajetë në një dhomë hoteli në Golem/ Policia konfirmon vdekjen e ish-ambasadorit gjerman

Policia ka njoftuar se vdekja e ish-ambasadorit gjerman Werner Daum ishte natyrale. Sipas njoftimit zyrtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës/ 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Vdes pasagjeri 19-vjeçar

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në autostradën “Tiranë-Durrës” në zonën e “Marikaj” pak pas…

LEXO ME SHUME