Categories Lajme

Akuzohet se qëlloi me thikë për vdekje një person në 1996-n, arrestohet 45-vjeçari

Një 45-vjeçar u arrestua nga policia këtë të hënë në Vlorë, pasi ishte dënuar dhe shpallur në kërkim për vrasje.

Shtetasi Edmond Panaori ka vrarë me armë të ftohtë shtetasin G. S. në fshatin Mbers të Fierit në vitin 1996.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 15.12.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 19.11.2012, të kësaj gjykate, vendim ky i rikthyer në fuqi në vitin 2021, nga Gjykata e Lartë, e cila e ka dënuar ketë shtetas me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 4 muaj.

Njoftimi i policisë

Port Vlorë/I shpallur në kërkim nga DVP Fier, për vrasje me dashje, kapet dhe vihet në pranga 45-vjeçari.

45-vjeçari u vu në pranga falë informacioneve të siguruara nga Policia Kufitare e Vlorës, përmes inteligjencës informative, për tentativën e tij për t’u futur në Shqipëri.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Port Vlorë kishin siguruar informacione se një shtetas i shpallur në kërkim për vrasje me dashje, po tentonte të hynte në Shqipëri, nëpërmjet portit të Vlorës.

Bazuar në këto infomacione dhe në kuadër të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kufitare, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ushtruar kontrolle të detajuara, si rezultat i të cilave u bë kapja dhe arrestimi në hyrje, në portin e Vlorës, i shtetasit:

Edmond Panaori, 45 vjeç, banues në Fier.

45-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, më datë 15.12.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e vendimit të datës 19.11.2012, të kësaj gjykate, vendim ky i rikthyer në fuqi në vitin 2021, nga Gjykata e Lartë, e cila e ka dënuar ketë shtetas me 10 vjet burgim, për veprën penale “Vrasja me dashje”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer edhe 3 vjet e 4 muaj.

Në vitin 1996, në fshatin Mbers, Fier, shtetasi Edmond Panaori ka vrarë me armë të ftohtë (thikë), shtetasin G. S.

45-vjeçari iu dorzua shërbimeve të DVP Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME