Një alarm për një sulm terrorist ka vënë në aksion forcat policore italiane. Nisur nga informacionet e marra, dyshohet se ky kërcënim vjen nga dy terroristë shqiptarë të shpallur në kërkim, që rezultojnë të strehuar në Itali. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për 46-vjeçarin Bardhyl Hoxha dhe 40-48-vjeçarin Bujar Hyseni.
Sulmi i mundshëm cilësohet të jetë menduar si ai i përmasave të Bataclan- it, që solli humbjen e dhjetëra jetëve në Francë. Shtetasi Bardhyl Hoxha njihet me pseudonimet Battar Nabiyula ose Maximilian Defilad, ndërsa për shtetasin Byjar Hysa nuk dihet mosha ekzate e dyshohet të jetë nga 40-48 vjeç.

\
