Categories Bota

Ç’aktivizohet bomba me peshë 250 kilogramë

Është ç’aktivizuar një bombë e Luftës së Dytë Botërore, e cila peshonte 260 kilogramë. Një njësi speciale e policisë sllovene ka çaktivizuar një bombë të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore që u zbulua javën e shkuar në një kantier ndërtimi në Maribor. Bomba u zhvendos në një gropë të thellë tetë metra dhe u sigurua në rast se nuk mund të çaktivizohej, që të shkatërrohej në mënyrë të kontrolluar.

Ekspertët çaktivizuan me sukses të dy ndezësit e bombës prej 250 kg, me rreth 120 kilogramë eksploziv. Të dielën, një bombë tjetër e gjetur afër stacionit kryesor të autobusëve në qytetin e dytë më të madh në Slloveni, do të çaktivizohet në të njëjtën mënyrë, dhe do të jetë e nevojshme të evakuohen rreth dy mijë njerëz. Bomba i takon po ashtu periudhës së Luftës së Dytë Botërore dhe ajo peshon rreth 500 kg.

Ky nuk është rasti i parë i gjetjes së bombave të pashpërthyera në Maribor, ku sipas mediave, kanë rënë 17.000 bomba të forcave aleate në vitet 1944 dhe 1945, pasi qyteti kishte rëndësi strategjike për gjermanët para përfundimit të luftës dhe se ishte një qendër e rëndësishme e transportit. Kjo është arsyeja pse vlerësohet se ka ende shumë bomba të pashpërthyera nën tokë, pasi rreth 1.5 për qind e tyre nuk shpërthyen gjatë bombardimeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME