Categories Lajme

Alarmante/ Metalet toksike në Lumin e Ishmit, 104 herë mbi normat e BE-së

Inxhinieri Baumann ngre alarmin per rrezikun e larte që i kanoset banorëve të Qarkut të Tiranës, por jep shpresë nëse ndërmerren projekte konkrete që do të cojnë në pastrimin e lumit.

Të paktën 110 pika grumbullimi ilegal të mbetjeve janë identifikuar ne Qarkut te Tiranes (Tiranë, Vorë, Kamëz). Analizat e ujit te lumit nxjerrin në pah ndotje industriale shumë të lartë. Metali toksik i Kadmiumit është mbi 104 herë më lart se sa normat e lejuara të BE-së, ku niveli me i larte ndodhet në Lumin e Lanës afër Pallatit me Shigjeta edhe Coca Colës. Niveli i lartë i metalit toksik Plumb i kalon me rreth 10 herë standartet e BE-së, duke treguar vlerat më të larta në Përroin e Berxullit edhe në Fshatin Breg-Shkozë të Prezes. Gjithashtu analizimi i 6 ndotësve kryesorë organik/inorganik tregon ndotjen e lartë në cdo zonë, ku psh., amoniumi kalon deri me 85 herë normat e BE-së në Lanë afër Pallatit me Shigjeta.

Shqipëria është vend shumë i pasur me burime ujore, shumë prej të cilave janë akoma të përshtatshme për not dhe peshkim, disa nga ato ofrojne edhe uje te pijshem. Ndër të gjithë lumenjtë shqiptarë, është veçanërisht lumi Ishmit që shqetëson shumë: Rreth një e treta e 2.8 milion banorëve të Shqipërisë, jetojnë përgjatë basenit të këtij lumi, i cili përbën lumin më te ndotur te vendit. Ishmi rrjedh kryesisht nga Qarku i Tiranës, përfshirë kryeqytetin Tirana, bashkitë Vorë dhe Kamëz, dhe mbledh pothuajse të gjitha ujërat e zeza të rajonit, si dhe sasi të konsiderueshme të mbetjeve te ngurta edhe ujrave te zeza industriale edhe urbane. Era e rëndë, brigjet e mbushura me mbetje të ngurta, flora e dëmtuar rëndë dhe një faunë pothuajse plotësisht e shkatërruar karakterizojnë lumin Ishëm.

Baumann bën ndarjen e lumit në 9 zona duke përcaktuar qartë me foto edhe analiza ndotjen e larte që vjen nga secila bashki e qarkut te Tiranës. Bashkia e Tiranës ka kontributin më të lartë në ndotjen e lumit, por edhe Bashkia e Vorës edhe Kamzës nuk mbetet shume pas.

Pellgu i lumit Ishem sipas zonave

Rëndësia e ndalimit të ndotjes së baseneve të lumit Ishmi është shumë e madhe dhe duhet të jetë një përparësi për Qeverinë shqiptare: Së pari, sepse lumi ka një rëndësi të madhe për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, veçanërisht në fushat e bujqësisë dhe turizmit, ku bujqësia zë 23% dhe turizmi 8.5% te Prodhimit te Brendshem Bruto. Së dyti, qytetarët duhet të mbrohen nga rreziqet shëndetësore që vijnë nga ujërat e zeza dhe mbetjet e patrajtuara. Së treti, pranimi i Shqipërisë në BE varet nga gjendja ekologjike e burimeve të saj ujore dhe Kapitulli 27 i Mjedisit nuk mund të mbyllet për sa kohë që ka akoma lumenj në Shqipëri aq të ndotur sa lumi i Ishmit.

Qëllimi i këtij studimi fizibiliteti është analizimi i faktorëve përkatës (burimi i ndotjes, arsyeja e ndotjes, zgjidhjet dhe palët e interesuara) për pastrimin e suksesshëm të basenit të lumit Ishëm. Në këtë mënyrë, faktorët përkatës përfshijnë (1) intensitetin, llojin dhe burimet e ndotjes, (2) arsyet e ndotësve për shkarkimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave në lumë, (3) kornizën ligjore dhe përndjekjen efektive të shkeljeve të legjislacionit mjedisor, (4) gatishmërinë e palëve të interesuara kombëtare dhe donatorëve ndërkombëtarë për të bashkëpunuar dhe aftësinë e tyre për të sjellë njohuri, personel dhe burime financiare, si dhe, (5) mundësitë teknike për pastrimin e lumit. Analiza e faktoreve te mësiperm shpjegon se në çfarë mase dhe në çfarë forme një program mund të ketë sukses në ndalimin e ndotjes së lumit Ishëm. Në fund të studimit, sugjerime konkrete janë nxjerrë për hapat e ardhshëm për të ndalur ndotjen e lumit./Mjedisi.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME