Categories Lifestyle

Alarmi nga rreziku i frutave e perimeve, kur ta mësoni, do habiteni

Në ditët e sotme shqetësimet në lidhje me ekspozimin ndaj pesticideve dhe toksinave janë të larta. Ndikimi në shëndet i pesticideve është krejt në varësi të kimikatit të përdorur tek frutat dhe perimet, niveli dhe kohëzgjatja e ekspozimit. Edhe pse shpesh pesticidet janë të domosdoishme për produktet bujqësore, duhet të tregoni kujdes.

Sipas ekspertëve, fëmijët janë më të rrezikuar se të rriturit sepse trupat e tyre të vegjël janë një shënjestër më e lehtë e toksinave. Për më tepër, ata janë të ekspozuar ndaj dyshemeve të ndotura ku zvarriten dhe mësojnë të ecin, tapeteve ku qëndrojnë ulur e lodrave që mund të fusin në gojë. Lexoni me kujdes rekomandimet e listuara nga AgroWeb.org. për të kufizuar ekspozimin e familjes suaj ndaj pesticideve.

AgroWeb.org këshillon të mundoheni të hani më shumë fruta dhe perime organike.

Nga ana tjetër, larja ose qërimi i lëkurës së frutave dhe perimeve mund të largojë disa prej pesticideve të përdorura. Në të njëjtën kohë, heqja e dhjamit nga mishi mundet gjithashtu të eliminojë shumë pesticide.

Ushqimet Më Të Ndotura Me Pesticide

Luleshtrydhet, Spinaqi, Nektarinat,Mollët,Pjeshkët, Rrushi,Qershitë,Dardhat, Domatet,Selinoja, Patatet,Specat

Ushqimet Më Pak Të Ndotura Me Pesticide

Avokadon, Misrin e ëmbël, Lakrën, Qepët,Bizelet,Shpargun, Patëllxhanin,Kivin,Pjeprin, Lulelakrën,Brokolin/Agroweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME