Categories Lajme

Alarmi për bombë te ambasada çeke/ Nisin hetimet, dyshime se…

Nisin hetimet pas alarmit për bombë në afërsi të Ambasadës çeke në Tiranë, që vuri në lëvizje Policinë, e cila nxitoi të rrethojë zonën, por që në fund rezultoi një alarm fals.

Alarmi është dhënë pas një telefonate anonime, që është bërë në Policinë e Tiranës, për të cilën tashmë kanë nisur hetimet.

Policia rrethoi zonën, ndërsa nisi menjëherë kontrollet me qen antieksploziv dhe forca xheniere për të verifikuar nëse bëhej fjalë për diçka konkrete apo ishte thjesht një alarm fals. Në fakt, pas disa minutash, rezultoi kjo e fundit.

Pranë Ambasadës Çeke, por përgjatë gjithë perimetrit në Bllokun e Ambasadave, nuk u zbulua asnjë objekt i dyshimtë, aq më tepër bombë. Pasi vendngjarja rezultoi “e pastër”, forcat e Policisë u larguan. Por gjithsesi, tashmë ka nisur një hetim për të zbuluar autorin e telefonatës anonime që alarmoi selinë diplomatike, Policinë, por edhe qytetarët.

Nuk dihet ende se cili ka qenë qëllimi i autorit, që ndryshe nga herët e tjera, kur jemi mësuar të shohim valixhe apo çanta të harruara apo që janë lënë qëllimisht në rrugë për të përhapur panik, mbrëmë nuk kishte asnjë objekt.

Ishte thjesht një telefonatë, që megjithatë u trajtua me seriozitetin maksimal nga forcat e Policisë. Një ngjarje e tillë ndodh vetëm dy ditë para se selitë diplomatike në Tiranë të nisin të ruhen nga punonjës të “Illyrian Guard” dhe jo nga policët e objekteve të Policisë së Shtetit.

Edhe kjo arsye po shihet me seriozitet nga ana e Policisë, për të kuptuar nëse telefonata anonime mund të jetë bërë edhe për të testuar reagimin e tyre për sigurinë e ambasadave. /Panorama/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Game Over 2” për dy të rinj në Ndroq, policia i arreston në flagrancë

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 2”. Zbulohet në Ndroq, një lokal ku organizohej…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën dy makina me qira dhe s’ia kthyen më pronarit, e pëson çifti nga kryeqyteti!

Një burrë dhe një grua po hetohen së fundmi, pas denoncimit të depozituar nga pronari…

LEXO ME SHUME