Categories Lajme

Alarmi për shpërthimin e fruthit

Drejtoria e Shëndetit Publik jep alarmin për shpërthimin e fruthit, por edhe rrezikun nga virozat stinore për shkak të uljes së temperaturave. Ndaj pranë institucioneve të arsimit parashkollor, kopshte dhe çerdhe të cilat janë hapur prej datës 3 Janar, ata kanë kërkuar nga drejtuesit që çdo ditë të kontrollojnë fëmijët. Kryesisht për këto simptoma, temperaturë, kollë, këputje, puçra në lëkurë. Madje duke ju kërkuar që fëmijët që kanë këto simptoma të mos i pranojnë në këto institucione dhe t’i drejtojnë rastet te mjeku specialist.

Sipas burimeve pranë Shëndetit Publik, ky vendim është marrë për shkak të infektimit të tre fëmijëve nën 1 vjeç që frekuentojnë çerdhen, me fruth.

Situata sipas mjekëve rëndohet edhe më shumë për shkak se nga viti në vit  numri i fëmijëve të pavaksinuar ka ardhur në rritje. Kjo për arsye se janë shumë prindër që kanë zgjedhur të mos i vaksinojnë fëmijët e tyre, nga frika e efekteve anësore.

Vitin e kaluar janë identifikuar me fruth rreth 800 raste, ndërkohë që u regjistruan edhe 2 vdekje në fëmijët e vegjël.

Rreziku për shpërthimin e fruthit vjen edhe për shkak të mosfunksionimit të zinxhirit të vaksinave për të lindur në vitet 1980-1990 ose për ata që janë me një dozë vaksine siç janë ata të moshës 16-20 vjeç.  Edhe pse për këto grupmosha Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se gjatë vitit që lamë pas janë vaksinuar 26 400 persona, ku mbulesa vaksinale nuk ka qenë në nivelin e duhur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME