Categories Lajme

Alarmi për virozat, mjekët dhe ISHP japin vlerësime të ndryshme

Mjekët dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë vlerësim të ndryshëm për numrin e virozave në vend. Të parët thonë se me ndryshimin e stinëve rastet janë shtuar, ndërsa ISHP shprehet se situata është e njëjtë me një vit më parë dhe nuk ka vend për alarm.

Me ndryshimin e stinëve, situata e virozave në vendin tonë është rritur ndjeshëm. Një gjë e tillë konfirmohet dhe nga mjeku i përgjithshëm, Nikolin Koliqi. Nikolin Koliqi: Me ndryshimin e stinëve ka një fluks më të shtuar për virozat, kategoritë më të prekura janë fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe pacientët me sëmundje kronike.

Mjeku Koliqi bën apel për kujdes nëse pacientët ankohen për sekrecione të shtuara, temperaturë të lartë dhe këputje trupore. Mjeku Koliqi: Gjitha virozat ulin imunitetin dhe mund të predispozohen për një infeksion bakterial që mund të shkojë deri në pneumoni.

Por Insituti i Shëndetit Publik sqaron se situata në vendin tonë nuk është për tu alarmuar. Mjeku epimideolog, Artan Simaku, deklaron se situata pritet të ndryshojë pasi mund të ketë një rritje të lehtë të rasteve nga fundi i tetorit e fillimi i nëntorit, kryesisht me infeksione respiratore. Artan Simaku: Trendi paraqet një rënie në krahasim me javët paraardhëse. Një rritje e lehtë fillon nga fundi i tetorit dhe fillimi i muajit nëntor. Përkundër mjekëve, ISHP thotë se krahasuar me një vit më parë, situata mbetet e njëjtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 60-vjeçari

Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U largua nga banesa dhe s’u kthye më, nëna denoncon zhdukjen e të birit

Një 31-vjeçar rezulton i humbur, ndërsa familjarët e tij kanë kërkuar ndihmën e policisë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i 4 shqiptarëve në Boegrad që postuan foto me Shqipërinë etnike, Berisha: Lirojini ose opozita do të mbajë protesta para ambasadës serbe

Kreu i PD Sali Berisha në një konferencë me gazetarët nga selia e PD, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari i dehur kërcënon policët italianë pas sherrit në lokal, arrestohet!

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua për kërcënim dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, pasi policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

65-vjeçari bie nga shkëmbi në Dibër, ndërron jetë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi…

LEXO ME SHUME