Categories Lajme

E shkuara e 30- vjeçarit të zhdukur, nga dhu na ndaj nuses së xhaxhait tek tentativa për…

Prej katër ditësh një 30-vjeçar nga qyteti i Burrelit rezulton i zhdukur. Algert Koleci nuk ka asnjë kontakt me familjen ndërsa ka qenë motra e tij, 30-vjeçarja E., që ka bërë denoncimin në polici. Ajo është shprehur përpara efektivëve së vëllai i saj mund të jetë në rrezik për jetën. “Im vëlla mund të jetë në rrezik jete. Jam e dëshpëruar, nuk duroj dot më,”– mësohet të ketë thënë Koleci. Ajo i ka treguar policisë edhe mesazhin e fundit që ka marrë nga i vëllai, Algerit. “Po ndiqem nga mafia ruse,”– tregon vajza se shkruhej në atë mesazh që i ka ardhur në orën 19:40, nga i vëllai.

Algert Koleci, 32-vjeç, lindur në Burrel rezulton i fejuar me një vajzë, V.E Në faqen e tij në “Facebook”, ai rezulton i angazhuar edhe me Partinë Socialiste. Ai ka udhëtuar në shumë vende, përfshirë edhe Rusinë. 32-vjeçari rezulton të jetë i arrestuar dy herë dhe për njërën nga ngjarjet Gjykata e Durrësit ka dhënë masën “Arrest me burg”. Ky i fundit rezulton të jetë i përfshirë në një tentativë vrasjeje, ngjarje e ndodhur në datën 23 shtator të vitit 2018. Algert Koleci 32 vjeç, banues në Armatë, Manëz së bashku me një 17-vjeçar me inicialet J.D, ka tentuar të vrasë me thikë një 20-vjeçar.

Ata e kanë goditur me thikë të riun, i cili fatmirësisht ka shpëtuar. Në muajin shtator të një viti më parë, Algert Koleci në bashkëpunim me të vëllanë, Admir dhe të atin Mehdi ka dhunuar me sëpatë nusen e xhaxhait Qefsere Kolecin. Dy familjet Koleci kanë banesat ngjitur në fshatin Armathë të Manzë në Durrësit dhe prej kohësh kanë pasur një konflikt pronësi. Për rreth 5 vitesh, familja e Medi Kolecit kishte kthyer një hapësirë që shërbente si rrugë, në ullishte.

Për shkak se ky veprimi i kishte bllokuar kalimin për në tokën e saj, e dhunuara Qefsere Koleci kishte bërë kërkesë në IKMT dhe një mëngjes shtatori forcat e IKMT Durrës shkuan për të prishur ullishtën e 61- vjeçarit Medi Koleci. Mehdi Koleci së bashku me dy djemtë e tij, Admir dhe Alger kanë kundërshtuar forcat e INUK dhe të policisë. Ata u shoqëruan në komisariat ku qëndruan gjithë natën. Por mëngjesin e ditës së nesërme, Mehdiu së bashku me dy djemtë shkruan në banesë dhe u zunë me kunatën e 62-vjeçarit, Qefsere Kolecin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME