Categories Lajme

Alarmohet Gjermania, ish-diplomati i saj në BE, spiun i Kinës

Prokurorët gjermanë janë duke hetuar tre persona për lidhje me Kinën, e mediat vendase raportojnë se mes të dyshuarve, është edhe një ish-diplomat gjerman në BE. “Mund të konfirmojmë se po zhvillohet një hetim mbi dyshime të forta spiunazhi për shtetin kinez”, thanë për AFP-në burime nga zyra e prokurorit federal. E përjavshmja “Der Spiegel” shkon më tej. Është ajo që e tregon se një prej të dyshuarve është një diplomat gjerman që ka punuar në Komisionin Europian në Bruksel përpara se të shërbente për periudha të caktuara kohe si ambasador për BE-në në vende të huaja. Dy të tjerët janë lobistë, të punësuar nga një firmë mjaft e njohur gjermane lobimi.

Prokurorët kanë refuzuar të ofrojnë detaje të tjera mbi të dyshuarit dhe thonë se deri tani, nuk janë bërë arrestime. Megjithatë, ata i konfirmuan informacionet e Spiegel-it se policia ka bastisur banesat e zyrat e lidhura me treshen e të dyshuarve për spiunazh në favor të Pekinit ne Berlin, Bruksel e landet e Bavarisë dhe Baden-Wuerttembergut. Sipas të përjavshmes, prokurorët e akuzojnë ish diplomatin dhe njërin prej lobistëve se: “kanë ndarë informacione private dhe tregtare me ministrinë kineze të sigurisë shtetërore”. I dyshuari i tretë duket se vetëm ka shprehur “vullnetin për ta bërë një gjë të tillë”. Diplomati në qendër të hetimit e ka mbyllur karrierën e tij në BE në vitin 2017 dhe nisi të punonte për firmën e lobimit, ku ka qenë pikërisht ai që ka rekrutuar dy të dyshuarit e tjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME