Categories Showbiz

Alba e Big Brother bëhet nënë për herë të parë! Ndan foton e veçantë nga spitali

Ish-banorja e edicionit të 8 të “Big Brother Albania”, Alba Çobaj është bërë nënë për herë të parë. Me anë të një postim në Instagram, Alba ka bërë me dije se ka sjellë në jetë vajzën e saj që e ka quajtur Sofia.

“Nuk gjej fjalët  ende të përshkruaj mrekullinë e atij çasti kur mjekët ma vunë sipër në kraharor dhe unë rilinda. Faleminderit Zot për këtë bekim që na dhe duke na bërë prindër të dashurisë sonë Sofia. Mezi pres të ndajë me ju videon e eksperiencës së lindjes që sigurisht ishte më e bukur në botë. Të duam shumë Sofia jonë e shpirtit. Mami Alba dhe babi Migeni të kanë arsyen e jetës.”

Alba dhe bashkëshorti i saj, Migeni, janë bashkë prej 3 vitesh, janë fejuar në muajin maj të vitit 2019 dhe në muajin tetor janë kurorëzuar me martesë. Megjithatë, Alba preferon ta mbajë të fshehtë partnerin nga mediat, siç ka bërë gjatë gjithë kësaj kohe, shkruan iconstyle.

Nuk kam dashur ta bëj publike deri në momentin e lindjes meqë jam pak supersticioze. Megjithatë duke qenë se jam drejt fundit, vendosa ta ndaj me ju këtë lajm që sigurisht për mua është më i bukuri. Dhe pse vetë jam person publik kjo nuk do të thotë që duhet të bëja publik dhe pjesëtarët e tjerë të familjes, siç është në këtë rast bashkëshorti. Kemi vendosur që ta shijojmë për vete gjithçka, siç shijuam të gjitha etapat e lartpërmendura.” – ka thënë ajo në një intervistë.

Megjithëse nga televizioni është shkëputur për shkak të shtatzënisë, ish-banorja tregon se mendon të kthehet në një moment të dytë, pasi mëmësia për të tashmë është parësore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME