Categories Politike

Albin Kurti vizita e parë në Tiranë si kryeministër

Kryeministri i ri i Kosovës Albin Kurti, ditën e sotme do të vizitojë Tiranën. Kjo është vizita e tij e parë jashtë Kosovë në postin e kryeministrit.

Pritet që Kurti në Tiranë të zhvillojë takime me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore. Nga axhenda e takimeve që do të zhvillojë Kurti në Tiranë, shihet se kryeministri i Kosovës do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Pas takimit në kryeministri mësohet se dy homologët do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më tej Kryeministri Albin Kurti do të vazhdojnë takimet e tij me Presidentin e Republikës Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Sipas axhendës Kurti do të zhvillojë edhe një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha në selinë e PD.

Axhenda
09.00
Ceremonia e mirëseardhjes: (Pallati i Brigadave – media e pranishme)
Në mbërritje, Kryeministri i Kosovës, Sh.T. Albin Kurti pritet nga Kryeministri i Shqipërisë, Sh.T. Edi Rama
Luen himnet e Kosovës dhe Shqipërisë nga Banda Frymore e Forcave të Armatosura
Inspektimi trupave nga të dy Kryeministrat
Prezantimi i delegacioneve
Shtrëngim duarsh dhe foto tek holli i Pallatit të Brigadave, pranë flamujve (media e pranishme)

09.05 – 09.25
Takim kokë më kokë mes dy Kryeministrave

09.25 – 10.10
Mëngjes pune mes dy delegacioneve
Formati: 1+ ….
Vendi: Salla e bibliotekës

10.10 – 10.40
Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës,
Sh.T. Albin Kurti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Sh.T. Edi Rama

10.40
Nisja e delegacionit për në Kryesinë e Kuvendit

10.45 – 11.15
Takim me Sh.T.Z. Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Formati: 1+…..

Vendi: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

11.15
Nisja e delegacionit për në Presidencë

11.20 – 11.50
Takim me Sh.T.Z. Ilir Meta, President i Rublikës së Shqipërisë
Formati: 1+…..
Vendi: Presidencë – Salla Skënderbe

11.50
Nisja e delegacionit për në Bashkinë e Tiranës

11.55 – 12.15
Takim me z. Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë së Tiranës
Ceremonia e dhënies së Çelësit të Tiranës Kryeministrit të Kosovës,
Sh.T. Albin Kurti
Formati: 1+…..
Vendi: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

12.15
Nisja drejt selisë së Kryesisë së Partisë Demokratike

12.20 – 12.40
Takim me z. Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike
Formati: 1+…..
Vendi: Zyra e Kryetarit të PD

12.40
Nisja drejt PKK Morinë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

I doli emri në dosjen “Epstein” në SHBA, reagon Atifete Jahjaga

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka reaguar pas publikimit të emrit të saj në lidhje…

LEXO ME SHUME