Categories Sport

Aldo Teqja: Më e keqja kaloi/ Prindërit e futbollistit: Djali ra, nuk u hodh nga ballkoni

Tre ditë më parë, kjo zonë e Komunës së Parisit u trondit nga aksidenti i portierit të Partizanit, Aldo Teqja.

Nga kati i shtatë i këtij pallati, 24-vjeçarit iu kërkua nga nëna e tij të rregullojë tendën në ballkon dhe për fat të keq në atë moment ka ndodhur gjithçka. Tendat e kateve më poshtë, zona e lulishtes dhe mbi të gjitha fati i tij, bën që gjithçka të kalojë paq.

“Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Tutbollit për ndihmën që na kanë dhënë. Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion”, u shpreh Ramazan Teqja, babai i Aldos.

Duket e pabesueshme, por kur sheh Aldon, tashmë në qëndrimin e tij në pavion së bashku me të fejuarën e tij, më shumë se çdo gjë beson se mrekullitë ndodhin.

“Ndihem mirë…më e keqja kaloi, do të rikthehem shpejt në fushën e lojës”, tha ndër të tjera Aldo Teqja, portier i Partizanit. Edhe mjekët japin sinjale pozitive për gjendjen shëndetësore të futbollistit të të klubit Partizani

Aldo Teqja është 24 vjeç, aktualisht portieri i dytë i Partizanit. Pas 3 viteve të kaluara te skuadra e Skëndërbeut, verën e fundit vendosi të kalojë në kryeqytet. Ai njihet si një portier me të ardhme, ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa. 2 vitet e fundit në Korçë është aktivizuar në 35 ndeshje si titullar. Por ishte ky aksident dhe solidariteti i të gjithë komunitetit të futbollit që e bën Aldo Teqen të ketë forcë dhe mundësi për t’u rikuperuar sa më shpejt për në fushën e blertë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME