Categories Lajme

Alibeaj e kundërshton, Berisha: Nesër do të shkoj i pari në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së

Ditën e nesërme pritet të mblidhet Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Kjo mbledhje vjen pas mblëdhjes së ditës së sotme të Komisionit të Rithemelimit.

Grupi i “Rithemelimit” është mbledhur vetëm një ditë para seancës së radhës në Kuvend. Sipas burimeve, raportohet se grupi i Berishës po diskuton se si do të funksionojë Partia Demokratike në Kuvend, pas vendimit të gjykatës për t’i dhënë “vulën” Rithemelimit.

Ndërkohë nga ana tjetër, Grupi Parlament i PD-së, ka dërguar një mesazh ku njofton se ditën e nesërme rreth një orë par Kuvendit do të ketë një mbledhje të këtij grupi. Ky mesazh nuk u ka shkuar vetëm 5 deputetëve, siç janë Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho, Luan Baci apo Albana Vokshi.

Burime për ABC, kanë konfirmuar se ka pasur negociata dhe telefonata të vazhdueshme mes kryetarit të komanduar të PD-së Enkelejed Alibeaj, Gazmende Bardhit dhe anëtarëve të Grupit të Rithemelimit.

Po ashtu Sali Berisha tha se do të mbërrijë në Selinë Blu për mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

‘Jo mbledhje të përbashkët. Mbledhje të grupit parlamentar nuk është i ndarë se e ndani ju nuk është i ndarë. Më kanë njoftuar kolegët e mi se ka mbledhje dhe unë do të shkoj’, tha Berisha.

Pritet të shihet qëndrimi që do të mbajë Enkelejd Alibeaj, i cili është në mes dy zgjedhjesh, të kërkojë largimin e Berishës ose të dakortësohet që ai të jetë pjesë e grupit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME