Categories Lajme

“Do të ketë arrestime të tjera”, paralajmërimi i Artan Hoxhës: Si në rastin e Tahirit, do të ikin dhe 3 ministra të tjerë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka bërë një paralajmërim se nëse do të ketë ndryshime në qeveri, SPAK do të shkojë më tej me arrestimet për çështjen e inceneratorëve.

Komentet Hoxha i bëri në News24, ku foli rreth aferës së inceneratorëve.

“Kjo mund të jetë çështja e një presioni, maskot nga media, por edhe opozita. për këtë çështje ka pasur prova, kallëzime. Nisi me Nismën Thurrje, me LSI, PD, Më troç se kaq s’ka më. Kaq mund të bëjë media se nuk arreston dot. Ajo që bëri opozita ishte e drejtë. Kjo është një lëvizje, kur i ke kapur ‘torrën’ kundërshtarit dhe e ke dëmtuar shumë. Kjo nuk është histori që nisi dje apo sot, por nisi që në mandatin e parë të këtij kryeministri që është në mandatin e tretë. Duket se Rama ka qenë gjithë kohën aty. Media ka rolin që në fillim. Një rol që duhet tua japim meritën, është e gazetarëve të BIRN.

Skema që është ngritur e kam parë te Becheti. Me atë skemë na mundi ne. Kjo çështje nisi; shkarpat dhe drrutë i solli media, zjarrin ia vunë forcat e opozitës, SPAK s’ka ku të shkojë më. Pritshmëria vijon të jetë më larë. Synohet të shkohet më lart. Ky është hapi i dytë, pasi hapi i parë ishte Elbasani.

Çështja e Fierit është tjetërsimi i tokës-truall. SPAK ka shkuar te bishti. Gjejmë rastin që të inkurajojmë prokurorinë, që mos t’i nënshtrohet presionit. E di që opozita kërkon që të arrestohet Rama dhe të lërë karrigen bosh dhe të vijë tjetri.

Por kjo nuk ndodh kështu. për mua ajo që ka bërë SPAK është shumë e mirë nga çka bërë deri sot, por është ende shumë pak. Dua që ne mediat, mos të bëjmë në këtë grackën; Rama, Ahmetaj, Gjiknuri. Prokuroria duhet të gjejë prova që mos të përfundojë si çështja Tahiri, ku që te Apeli u provua se ka marrë 145 euro.

Ka dhe ngjarje të tjera të mëparshme, por kjo është afera më e lehtë. Skam parë një çështje tjetër që të gjesh kaq shumë prova. Doli lista e rrogave, dhe aty ishte e dukshme se kush ishte i përfshirë aty. Prokuroria dhe media, ka më shumë prova seç duhet dhe këty është më e vështirë të gjesh se ku është shtylla vertebrale. Ka disa indikatorë politika. Po flitet se mund të ketë një ndryshim në kabinetin qeveritar.

Nëse do të ketë ndryshim në kabinetin qeveritar, nuhatja më thotë; SPAK do shkojë dhe më tej. Nëse nuk ndryshon ndonjë nga kabineti, SPAK nuk shkon më tej. Rama vepron në këtë formë personi që shkon në burg, në fillim jep dorëheqje dhe PS distancohet. Kur u dorëhoq Tahiri, ikën dhe 3 ministra të tjerë, për të mbuluar pjesën e Tahirit”, tha Hoxha.News24,

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME