Categories Lajme

Alibeaj flet për herë të parë si kryetar i komanduar në PD: Demokratët duhet të bashkohen

Kryetari i Komanduar në PD, Enkelejd Alibeaj, në një dalje për media bëri thirrje se demokratët duhet të bashkohen.

Alibeaj u vetë ofruar dhe tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për bashkimin e demokratëve.

Megjithatë Alibeaj, nuk pranojë të diskutojë kushtin e PD për “Rithemlimin” për të frenuar ambicien e Sali Berishës për të qenë në drejtim të PD-së.

Ky është kushti i PD për “Rithemelimin”.

“Dita e sotme kujton për këdo që 30 vite më parë votuan të bashkuar duke zgjedhur lirinë. Bashkimi tek vlerat është çelësi për ata që vuajnë sot peshën e diktaturës.

Respekti ndaj njëri tjetrit bashkimi ndaj regjimit që është instaluar në Shqipëri.

Besoj që është thirrja sot më shumë se kurrë. Kësaj do të duhet të shpresojmë t’i shërbejmë.”

“Bashkimi është ndër demokratë. Bëhet fjalë për ata që s’kanë përfituar dhe kanë sakrifikuar. Do të kemi kohë se sot është një ditë feste. Do të kemi kohë për procedurat.

“E rëndësishme është sensi i mirë që buron nga ato vlera. Të bëhemi bashkë pikërisht për këtë.”

“Deklarata e djeshme ishte e diskutuar. Do të diskutohet prej kohësh, besoj se ishte ajo që përfshinte të gjitha kërkesat. Do të veprohet sipas procedurave. Nuk do të jetë e fundit do të kemi diskutim.” tha Alibeaj.

Sot Rithemelimi do të organizojë një mbledhje në orën 18:00, bashkë me Sali Berishën, për të dalë me një qëndrim zyrtarë për kërkesën e PD-së.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME