Categories Showbiz

Alketa apo Georgina?

Mbrëmë gjithë vëmendja televizive e shqiptarëve ishte Festivali i Sanremos. Audienca nuk matej më me aparatura që vendosen nëpër televizore për të sinjalizuar se çfarë po ndjekin njerëzit. Virusi i statuseve në rrjetet sociale me kryefjalë Alketën dhe Sanremon nuk linte vend  për dyshime.

“Na fëlliqi”, “Diva”, “Na nderoi”, “Shkëlqeu”, “Patetike”, “Llafazane”, “Rrëzëllitëse” e epitete të tjera pafund mund të lexoje nëpër komente. Por po ndalem pak në dy prej tyre, “Na nderoi” dhe “Na fëlliqi”. Kjo linte të kuptohej që publiku e quante Alektën “përfaqësuese të tyre”, “përfaqësuese të Shqipërisë” në Sanremo. Thua ti që Sanremo u kërkoi shqiptarëve të dërgonin përfaqësuesen e tyre në ngjarjen muzikore italiane dhe këtu u bë një përzgjedhje kombëtare si pasojë e së cilës Alketa mori votën mbarëpopullore dhe “duhet të na përfaqësojë denjësisht”.

Kjo është thjesht një  broçkull. Alketa dhe njerëzit e Sanremos e dinë vetë se si ranë në kontakt me njëri tjetrin, si ranë dakort për pjesëmarrjen, statusin, minutat në dispozicion etj etj. Alketa përfaqësonte në Sanremo veten e saj, ajo as nuk “na nderon” e as nuk “na fëlliq” ne. Koncepti i delegimit të një pjese të identitetit tim “kombëtar” tek një këngëtar/e, aktor/e, sportist/e etj është një përpjekje e papërligjur për të marrë pjesë nga suksesi i dikujt tjetër ose për ta linçuar pse nuk “më përfaqësoi” denjësisht! Nëse do ishin pyetur shqiptarët e showbiz-it me siguri do të kishin bërë sakrificat edhe fizike për të penguar pjesëmarrjen e saj. Olti Curri (p.sh.) do kishte pranuar të rrinte edhe 2-3 orë pangrënë, boll që Alketa të mos ishte atje mbrëmë.

Tani të dalim te prezantimi i Alketës në Sanremo, a “e nderoi” apo “e fëlliqi” veten ajo. Për të pasë një bazë krahasimi po marr të përzgjedhurën tjetër si moderatore, Georgina Rodriguez.

Georgina është gruaja e Cristiano Ronaldos dhe unë dyshoj se do ishte në Sanremo nëse nuk do ishte gruaja e tij.  Ky status, pra të qënurit “gruaja e Ronaldos” i jepte asaj një dozë ftohtësie, vetëbesimi, ngadalësie, deri edhe mendjemadhësie. Ajo ishte e bindur që “e kishte nderuar Sanremon” me pjesëmarrjen e saj. Burri i famshëm e ndiqte nga vetëm 5 m larg si për t’i thënë “ Ne jemi shkëlqimi, Sanremo po merr nga ne”. E ndihmonte për këtë edhe sjellja inferiore e drejtuesit ndaj Ronaldos, kamerat që e ndiqnin me vëmendje. Kukulla e Ronaldos  kërceu tango sensuale duke treguar edhe aftësi të tjera përveç bukurisë marramendëse por kurrë nuk u shkri e u bë njësh me Sanremon. Sepse Sanremo dhe Georgina ishin dy lëndë me pesha specifike të ndryshme, ata nuk shkriheshin dot. Njëri i ndrojtur e tjetri arrogant ishin si uji me vajin, një bashkim mekanik që nuk ka reaksion kimik. Bukuria e saj e ftohtë dhe artikulimi pa emocion por plot vetëbesim nuk e ndihmuan atë të merrte vëmendjen e pritur prej fillimit. Sanremo për të do të thoshte një festival i rëndomtë kënge në një vend që e ka lidhur puna e të shoqit.

Alketa ishte krejt e kundërta në çdo gjë. Alketa ishte më e bukur se kurrë në jetë mbrëmë. Një bukuri plot emocion, e buzëqeshur gjithë kohës, e pamundur ta  fshihte dot lumturinë. Lumturia e bën njeriun më të bukur, i jep tjetër nur. Sapo e mori fjalën ishte e pamundur ta ndërprisje më! Dukej sikur nëse nuk do i thoshte ato fjalë që kishte në kokë atë momëent, kurrë në jetë nuk do ia falte vetes. Nuk kishte burrë nëne t’ia merrte fjalën. Përtej tekstit patetik e inferior( mund të them që pjesa e tekstit ishte pjesa më e kritikueshme e saj) artikulimi i shkëlqyer, rrjedhshmëria, natyraliteti ishte i niveleve të jashtëzakonshme. Italianët e pëlqyen, u argëtuan, gjetën veten në teprimin e saj. Ndoshta edhe në patetizmin e saj. Por ishte një gjë që u shkri me ta, funksionoi, pati reaksion kimik.

Italia është pjesë e  historisë sonë, Sanremo është pjesë e shpirtit tonë. Në vitet 70 Çelentano dhe Mina mund të ishin më të famshëm në Shqipëri sesa Frank Sinatra e Elvis Presley, Italia ishte kufiri i horizontit tonë muzikor. Këtu duhen gjetur edhe arsyet pse italianët e pëlqyen Alketën. Ndryshe nga Georgina që ishte “gruaja e Ronaldos” që i kishte “nderuar” me pjesëmarrjen e saj, Alketa ishte fëmija i gëzuar, ëndërrimtare e pafre që mori lodrën e preferuar! Dhe në mes të të dyjave italianët e zgjodhën Alketën!

Ndërsa shqiptarët, sigurisht Georginën…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ajo la modelingun për t’u bërë murgeshë, historia e Camila Rodriguez përçan rrjetet sociale

Historia e Camila Rodrigues Cardoso, një bukuroshe 21-vjeçare braziliane e cila hoqi dorë nga karriera…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Showbiz

Ja si funksionon mashtrimi online që “shpall të pa jetë” VIP-at shqiptarë për përfitim financiar

Një skemë e mirëorganizuar mashtrimi online po përdor lajme të rreme për vdekjen ose arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dalin pamjet e rënda/ Lim Hoti i BBV është dhunuar para hyrjes nga ky reper (Video)

Ndërkohë që reperi Lim Hoti po tërheq vëmendjen e publikut me lojën e tij brenda…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Debat i ashpër në BBV mes Erikut dhe Kristit, ndërhyjnë banorët…

Mbrëmjen e djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ka ndodhur një debat i…

LEXO ME SHUME