Categories Showbiz

‘Baresha’: Dhjetë fakte mbi jetën e Nexhmije Pagarushës

Ka vdekur sot ikona e muzikës shqipe Nexhmie Pagarusha. Ajo është e njohur si një grua, e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.

Ajo, asnjëherë nuk ka pranuar të këndonte diçka që i tejkalon vlerat tona e të lë pas dore muzikën e mirëfilltë shqipe, këtë më së miri e dëshmon anulimi i një koncerti në Maqedoni, ku i është kërkuar të këndonte në gjuhën serbe dhe zonja Nexhmie është larguar nga skena dhe nuk ka kënduar fare. Nexhmie Pagarusha, ka përfuduar Shkollën e Muzikës, në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.

1.Në vitet e rinisë Nexhmia ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoveni, Verdi e shumë emra të mëdhenj

  1. Ajo edhe sot konsiderohet si një grua shumë e saktë. Ajo, gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk është vonuar asnjëherë.

3.Gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë

4.Kënga më e njohur e saj është “Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj, Rexho Mulliqi

5.Nexhmia është krahasuar me yjet më të mëdhenj botërorëe, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko. Po ashtu profesorët e Shkollës së Muzikës kanë thënë se është ofendim ta krahasojmë Nexhmien me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë.

6.Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.

7.Ka mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim

8.Frika më e madhe e saj ishte aeroplani.

9.Idhulli i saj i përjetshëm ka qenë gjithmonë babai i saj, i cili ishte mësues me profesion, dhe siç tha Tariku vëllai i saj për Gazetën Metro, gjithmonë do t’i falenderohet atij për suksesin e saj.

10.E ka anuluar një koncert në momentin e parë që ka dalë në skenë në Maqedoni, pasi që publiku kishte filluar të bërtiste dhe të mos e lejonte të këndonte shqip. Ata i kanë kërkuar të këndonte në gjuhën serbe por Nexhmia i ka mbyllur perdet e skenës dhe është larguar, duke e refuzar menjëherë kërkesën e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME