Categories Lajme

Alketa Vejsiu përplaset me Robertin

Edhe mbrëmja e djeshme nuk ka kaluar pa sherr në ‘Love Story’ dhe sa herë ndodh kjo, Roberti është gjithmonë pjesë e tij (në mos protagonisti). Këtë herë, debati precipitoi deri në fyerje. Ishte Daniela ajo që për disa minuta me radhë krijoi konflikt me djemtë për mënyrën se si e mendon ajo rrugëtimin e saj në program, por edhe për ‘zotësinë’ që ka për të bërë për vete pjesën më të madhe të tyre. Por Roberti e kundërshtoi këtë mënyrë sjelljeje të Danielës, madje i tha asaj se është duke u sjellë si një histerike, që nuk di të ndalojë. Në këtë mënyrë, sipas tij, secili kandidat duhet “të zhduket” nga ajo, sepse në publik ajo po del keq duke folur vend e pa vend e pa u ndalur.

Megjithatë, Daniela vijoi me të sajën dhe tha se do flasë kur dhe me kë të dojë shkruan Class. “Daniela, tani e kupton, duhet të balancohesh pak. Po ju jap një këshillë të gjithëve, të gjithë të rinjve shqiptarë, që të kuptojnë që histeria është gjëja më e tmerrshme mes një çifti. Që shikon një femër që është histerike dhe nuk mund të biesh dakord në asnjë dimension, duhet të zhdukesh. Dhe një mashkull po ashtu. Dhe po jep një dimension të tillë. Po e themi një mijë herë këtu” – iu drejtua Roberti, por Daniela tha se do flasë, sepse ka të drejtë.

“Po del një gore, po del gore…” – vijoi më tej Roberti, por në këtë moment ndërhyri Alketa duke i kërkuar të mos e banalizonte debatin deri në fyerje, sepse ai është aty për të treguar një standard tjetër: “Robert, të lutem. Mos e banalizoni tani… Argumentin zgjidhe me fjalët e duhura, jo me fjalët që i thua një vajze. Nuk mund t’ia thuash atë fjalë një vajze”. Roberti vijoi më tej debatin duke kërkuar që e gjitha kjo të mos banalizohej, por Alketa theksoi se ai që po e banalizonte të gjithë këtë situatë ishte pikërisht ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME