Categories Lajme

“Alo, e ke nënshkruar formularin…?”, Agron Shehaj verifikon live firmat e Berishës

Agron Shehaj ka verifikuar live firmat e formularëve të dorëzuar në PD nga Sali Berisha me kërkesën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, më 11 dhjetor.Ai ka shkuar në zyrën e Edi Palokës ku ndodhen dosjet me formularët e dorëzuar nga Berisha. Agron Shehaj ka hapur dokumentet dhe pasi ka shqyrtuar përmbajtjen e tyre, ka marrë në telefon numrin e vendosur aty nga qytetarët.

“Alo, si jeni, jam Agron Shehaj dhe po verifikoj nëse keni firmosur formularin për mbajtjen e Kuvendit më 11 dhjetor”, u është drejtuar ai demokratëve në telefon. Dy prej personave të pyetur nga Shehaj, konfirmuan se kishin firmosur formularët në fjalë.

Agron Shehaj: Sot verifikova personalisht firmat e dorëzuara për mbledhjen e Kuvendit në datën 11 Dhjetor në degët 5 dhe 7 në Tiranë, ku jam drejtues politik dhe i zgjedhur.

Më shumë se 56% e delegatëve të degës 7 dhe 58 % e degës 5 kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 Dhjetor. 98% e delegatëve që kanë firmosur, me të cilët arrita të flisja, konfirmuan që kanë plotësuar formularin. Mbledhja e Kuvendit nga firmëtarët është legjitime, ndaj në respekt të vullnetit të demokratëve, do marr pjesë në Kuvend. Përplasja dhe përçarja në Partinë Demokratike zgjidhet vetëm përmes votës në Kuvend. Shmangia e ballafaqimit me anëtarët vetëm do thellojë përçarjen dhe dobësojë opozitën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi Një aksident rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 23 Qershor 2026

Dashi Bëni kujdes! Në muajt e kaluar nuk kanë munguar konfliktet në dashuri. Por mos…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekzekutimi i çiftit Mujeci, Gjykata e Lezhës lë në burg bashkëpunëtorin e autorëve!

40-vjeçari i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sherri në Vlorë, policia shoqëron disa persona në komisariat

Një konflikt mes disa personave është regjistruar mbrëmjen e së hënës në bulevardin “Ismail Qemali”,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjermani, ja kush janë dy motrat shqiptare nga Kosova që humbën jetën në aksident

Dy motra nga Kosova kanë humbur jetën në një aksident në Gjermani. Viktimat janë identifikuar…

LEXO ME SHUME