Categories Lajme

“Alo Peruxhia”/ Kokaina si porosi pice, Antimafia italiane zbulon “call center” droge Shqipëri-Itali

Një shqiptar i arrestuar së fundmi në Itali akuzohet për pjesëmarrje në “shoqatë transnacionale që synon trafikun e paligjshëm të drogës”, me bazë logjistike që sipas dosjes hetimore rezultonte të ishte në Shqipëri.

Sipas drejtorisë së Peruxhias, e cila ka organizuar operacionin për kapjen e shqiptarit, nisja daton në janarin e vitit 2022, ku është bërë e mundur zbardhja e qindra rasteve të shitjes së kokainës në periferi të këtij rajoni, nga duart e shumë shqiptarëve.

Sipas hetuesve, tregtarët e drogës ishin të organizuar “sipas një rotacioni metodik në Itali, i karakterizuar nga periudha të shkurtra dhe intensive të shpërndarjes së drogës”, ndërsa më pas largoheshin për të qëndruar me muaj në vendin e origjinës.

Por ajo çka bie në sy në këtë rast të shitjes së kokainës, është fakti se porosia e klientit në Itali trajtohej drejtpërdrejte nga Shqipëria, njëjtë si në një call center.

“Kontaktet me blerësit mbaheshin nga një anëtar i grupit kriminal, me vendndodhje në Shqipëri, i cili më pas ia komunikonte porosinë shpërndarësve të ndryshëm që mund të kishte të pranishëm më  afër klientit në Itali. Në rastin konkret shpërndarësi i kokainës kishte një apartament dhe një automjet, ndërsa qarkullimi i lëndës narkotike përllogaritet në rreth 10 mijë euro në muaj”, sqarojnë agjentët e Antimafias së Peruxhias.

Sipas dosjes së gjykatës, rezulton se “kontrolli i shtëpisë pas arrestimit të shtetasit shqiptar bëri të mundur gjetjen e disa dozave të paketuara të kokainës, një peshore preçize dhe rreth 6000 euro para cash të fshehura”.

Për më tepër, i arrestuari u konstatua se ishte dëbuar dy herë më parë nga territori i shtetit italian. Për këtë arsye, shqiptari u arrestua edhe për posedim droge dhe shkelje të ligjit të konsoliduar për emigracionin dhe u burgos në Perugia-Capanne.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME