Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, si do të jetë moti sot

Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajrore të qëndrueshme, duke bërë që përgjatë gjithë 24 orëshit të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Kthjellimet më të dukshme do të jenë në pjesën e parë të ditës në ultësirën perëndimore. Ndërsa vranësirat pritet të theksohen gradualisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat parashikohet të jenë përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 18°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të mbizotërojnë në të gjithë Kosovën për gjatë gjithë ditës, ku në orët e para të ditës do të jetë një pjesë e mirë e territorit në dominimin e kthjellimeve.

Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin, ku më të theksuara ato do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Por në vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje në vend.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën më të madhe të rajonit të Ballkanit do të diktojnë kushtet e motit edhe në MV, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime deri në orët e mesditës. Ndërsa në vijim pritet të kemi dominim të vranësirave të lehta në të gjithë territorin e MV, ku më të dukshme do të jenë në zonat Veriore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME