Categories Lajme

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Vendi ynë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta përgjatë gjithë ditës.

Por herë pas here pritet që vranësirat të pësojnë zhvillime, duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu në zonat Veriore dhe pjesërisht ato Lindore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen ndjeshëm në mëngjes, por do të rriten lehtë në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 17°C.

Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skandinav dhe Europa Qendrore do të jenë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.

Ndërsa Britania e Madhe dhe pjesa më madhe e Jugut të kontinentit do të jenë në ndikimin e vranësirave të shpeshta, të cilat do të sjellin reshje shiu, ku herë pas here në brigjet e detit të zi do të jenë dhe në formë rrebeshi.

Kosova

Vijojnë masat e paqëndrueshme atmosferike të jenë prezente në Kosovë duke bërë që të mbeten vranësirat e shpeshta prezente të cilat do të sjellin herë pas here reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit të Kosovës.

Por pasditja dhe mbrëmja sjellin përmirësim gradual të motit.Maqedonia e Veriut

Republika e MV do të mbetet në ndikimin kushteve të qëndrueshme atmosferike, të cilat do të sjellin sërisht reshje shiu në një pjesë të mirë të territorit të Maqedonisë së Veriut.

Moti pritet të jetë më i qëndrueshëm në zonat Veriperëndimore të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME