Categories Lajme

Altin Goxhaj infektohet me COVID 19, zbulon në Fax News: Ja ku e mora virusin, jam në shtëpi por babai…

Altin Goxhaj ka deklaruar në një lidhje me Fax News se është infektuar me COVID 19 dhe se po e kalon në një gjendje të moderuar sëmundjen që ka mposhtur gjithë planetin. Avokati Goxhaj tha se dyshon se virusin e mori nga i ati pas infektimit të të dy prindërve, ndërsa përsërit se COVID 19 është armë biologjike, por jo më e fortë se vaksina antikorona e cila tashmë ka nisur të shpërndahet në të gjithë globin.

“Sado që prindërit e mi u ruajtën, jetonin një jetë shumë korrekte me maska, distancë etj. Kur vendos covidi të të zërë, të zë. Ata u infektuan dhe duke dërguar tim atë në spital e humba distancën me ndërgjegje dhe u infektova. Po e kaloj në shtëpi me ushqime të mira, antibiotikë, lëng mishi etj”, tha ai.

Pyetjes së gazetares së Fax News Rovena Neziri se dukej se Goxhaj nuk besonte në ekzistencën e COVID 19 ky i fundit u shpreh:

“Kurrë nuk e kam thënë që nuk besoj. Që në mars kam bërë shkrimin e parë ku kam thënë që është armë biologjike, që është shpikur nga Kina me liderët globalistë për të sulmuar Trump dhe liritë e të drejtat e njeriut.

Kam thënë që nuk ka asnjë rregull për të shmangur covid, por sigurisht që ekziston. Shumë njerëz kanë humbur jetën. Nuk besoj as te maskat, as dorezat as te dezinfektimi, është një armë aq perfekte biologjike, por tashmë arma më e fortë është vaksina. Ajo është projektuar për vendosjen e diktaturës globale e shpikur në laboratorë amerikano liberalë të Kinës për të goditur rrugën e sovranizmit ku po e çonte Trumpi njerëzimin.
Po këta globalistë kanë ndërmend të zhvendosin 1 miliard njerëz drejt Perëndimit”.

E pyetur nga gazetarja e Fax News se a po e kalon lehtë, Goxhaj tha se nuk mund të luante me fatin dhe se po ‘bënte pjesën e vet’. “Nuk e kam qartësinë që të di si do të vijojë, çdo organizëm ka mënyrën e vet, e kam përballuar mirë deri tani. Në duart e zotit jemi. Nuk jetohet me frikë”, tha Goxhaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME