Categories Lajme

Alvini kalon ditën e parë në shtëpi, i ati: Është si ushtar i vogël, tani do të kujdesemi për këmbën

Në një intervistë për Ora News, Afrim Berisha tregon si e kaloi ditën e parë në shtëpi pranë familjes së tij, Alvini.

11 vjeçari arriti të shpëtojë nga kampi Al Hole në Siri dhe ti bashkohet familjes falë një operacioni ndërkombëtar ku u angazhuan autoritetet italiane, shqiptare, Kryqi i Kuq dhe Gjysmë Hëna e Kuqe.

“Di pak shqip por mirë. Mua më njohu. Më thërret baba… Bën çdo gjë që i themi pa kundërshtuar.. si një ushtar i vogël.

I themi hajde të hamë bukë ngrihet menjëherë.”

Si çdo fëmijë tjetër do të luajë me kompjuter, madje ka kërkuar edhe biçikletën.

“Më kërkoi biçikletën dhe i tregova që e kishte në garazh. Që ditën kur iku unë të gjithë lodrat e tij i kam ruajtur atje. Doktoresha na ka sugjeruar që të mos e ngacmojmë për të treguar për jetën atje,” –tregoi Afrimi.

Ai shpjegoi se nuk ka reshtur së kërkuari që ditën kur Alvini është larguar nga Italia me të ëmën më 17 nëntor 2014.

“Më 1 janar kam hyrë në Siri dhe nuk jam ndalur asnjë moment dhe nuk më humbi Zoti shpresën. Falënderoj policinë italiane e cila prej 5 vitesh heton rastin tim. Falënderoj dhe shtetin italian dhe shqiptar dhe ambasadoren në Romë që më është gjendur.”

Mjekimi i këmbës që Alvin e ka dëmtuar nga shpërthimi në Siri është prioritet
“Të hënën do të shkojmë për të bërë analizat mjekësore dhe do të kujdesemi për këmbën” thotë Afrimi.

Tani që Alvin e ka në shtëpi Afrimi ka një sfidë tjetër: “Do të ndihmoj që të gjithë fëmijët jetimë që ndodhen në kampin Al Hole të kthehen në shtëpitë e tyre” thotë ai për Ora News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME