Categories Politike

Alvini në kampin e ISIS, Berisha nxjerr foton nga Italia: Bota interesohet

Në një kohë kur familja e vogëlushit Alvin Berisha është në pritje të një lajmi të mirë, që 11-vjeçari të largohet nga kampi i ISIS në Siri dhe të bashkohet me ta, kjo ëndërr ende nuk është bërë realitet.Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ka ndarë me ndjekësit shqëtësimin për faktin se ende nuk është bërë asgjë në lidhje me rastin e Alvinit, ndërsa akuzon qeverinë se kjo e fundit nuk interesohet.“Alvini per narkoshtetin nuk ekziston! Vetem bota interesohet per ate! Sb”, shkruan Berisha, ndërsa ka postuar edhe një foto me një mesazh të një qytetari ku shihet kulla Pirelli në Milano që ka ndezur dritat dhe mban në fasadën e saj mbishkrimin “Free Alvin” (Lironi Alvinin).Ishte pikërisht emisioni investigativ italian “Le Iene”, që publikoi historinë e familjes së ndarë shqiptare, dhe që gjeti në kampin sirian vogëlushin Alvin, i cili me lot në sy kërkonte të largohej prej aty.Historia bëri mjaft bujë edhe në Shqipëri, ndërsa është mjaft e vështirë sjellja e tij këtu, për shkak të luftës që ka nisur në Siri. Por, italianët vijojnë t’i kushtojnë vëmendje kësaj çështjeje, teksa së fundi Këshilli Rajonal i Lombardisë ka ndërmarrë një iniciativë në ndihmë të 11-vjeçarit, siç ishte dhe mbishkrimi në fasadën e kullës Pirelli në Milano.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME