Categories Bota

“Amazon”, kompania më me vlerë në botë

“Amazon” u themelua 25 vite më parë. Dhe tani ‘libraria online’ ka eklipsuar Microsoft-in duke u bërë kompania më me vlerë në botë. Gjiganti i internetit arriti një vlerë prej 797 miliardë dollarë kur tregu i aksioneve amerikane u mbyll të hënën. Aksionet e Amazon u rritën me 3,4 % duke kaluar Microsoft, me vlerë 789 miliardë dollarë. Jeff Bezos, themeluesi i “Amazon”, është njeriu më i pasur në botë. Ai ka një pasuri prej 135 miliardë dollarësh, sipas indeksit Bloomberg. Jeff hodhi nga froni themeluesin e Microsoft Bill Gates, vitin e kaluar. Është hera e parë që Amazon ka mbajtur pozicionin më të lartë. E themeluar nga Bezos në vitin 1994, Amazon filloi aktivitetin si shitës i librave të dorës së dytë dhe më pas u bë shitës me pakicë i artikujve në internet, si ushqime të freskëta dhe veshje. Firma u krijua në një garazh në një periferi të Seattle, Washington.

Fillimisht u quajt “Cadabra” (si në “abracadabra”) dhe në vitin 1995 shiti librin e tij të parë “Fluid Concepts and Creative Analogies: Computer Models of the Fundamental Mechanisms of Thought”, të Douglas Hofstadter. Në fillim të vitit 1996, Amazon nisi të shiste libra online në të gjithë SHBA. Biznesi kaloi në bursë në vitin 1997 duke arritur një vlerë prej 54 milionë dollarësh. Si rezultat, Bezos iu bashkua radhës së biznesmenëve më të pasur në botë para se të mbushte 35 vjeç.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME