Categories Bota

Hakoi të dhënat e politikanëve gjermanë, gjendet autori

I është dashur të paktën dy ditë, autoriteteve gjermane të bëjnë arrestimin e parë mbi rrjedhën masive të të dhënave personale të politikanëve të brendshëm. Dhe si duket ngjarja nuk ka lidhje me Kremlinit pavarësisht pretendimeve për të kundërtën. Në dhjetor, dy llogari  në Twitter, tashmë të bllokuara u përdorën për të publikuar  linqe të arkivave të  të dhënave personale të politikanëve gjermanë në stilin e një kalendari advent. Të paktën 1.000 figura publike u bënë në shënjestër, përfshirë këtu kancelaren Angela Merkel. Megjithatë, rrjedhjet mbetën pa u vënë re deri në janar, kur u raportuan nga mediat kryesore.

Pavarësisht se spekulimet kryesore ishin se shkelja e sigurisë mund të ketë qenë sulmi hibrid i fundit rus mbi demokracitë perëndimore, realiteti duket të jetë shumë më i thjeshtë. Të martën, Zyra Federale e Krimit Federal (BKA) përditësoi publikun mbi hetimin, i cili u nis të premten dhe prodhoi një autor të dyshuar të dielën. Ai është një student 20 vjeçar, i cili jeton me prindërit e tij në shtetin qendror të Hessenit, thanë ata. I riu u arrestua dhe me sa duket ka rrëfyer në lidhje me hakimet që krijuan panik edhe te zyrtarët më të lartë të gjermanisë. I riu duket se ka vepruar vetëm, theksuan zyrtarët gjermanë, duke mohuar përfshirjen e një qeverie të huaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Nga yll i Hollywood-it drejt dëbimit: Mickey Rourke shfaqet i panjohur dhe në telashe serioze financiare

Dikur një nga ikonat më karizmatike të Hollywood-it, Mickey Rourke është shfaqur së fundmi në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tentoi ti ikte policisë pasi testi i alkoolit e nxori të dehur, vdes tragjikisht Miss Evropa-Kosova

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes në moshën 65-vjeçare komediani Tony Slattery

Komediani britanik Tony Slattery ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një ataku kardiak. Slattery u…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vrasja e shefit të kompanisë së sigurimeve në SHBA, ky është 26-vjeçari i arrestuar si autor i krimit!

Një 26-vjeçar është akuzuar për vrasje si autor i vrasjes së shefit ekzekutiv të UnitedHealthcare,…

LEXO ME SHUME