Categories Lajme

Amazona po digjet, sepse bota konsumon shumë mish

Lidhja e djegies së Amazonës me konsumin e mishit mund të tingëllojë qesharake apo lobim i stisur nga grupet vegjetariane, por nuk është e tillë.

Zjarret e egra, që po shuajnë pyjet e shiut në Amazonë, quhen krizë ndërkombëtare, por nuk besohet të jenë një aksident. Në një analizë në CNN, shkruhet se pjesa dërrmuese e zjarreve janë vendosur nga druvarët dhe fermerët, për të pastruar tokën për bagëtitë.

Kjo praktikë është në rritje dhe inkurajohet nga Jair Bolsonaro, Presidenti populist pro-biznes i Brazilit, i cili mbështetet nga i ashtuquajturi “Komiteti drejtues i mishit të viçit” në atë vend. Ai që mund të jetë biznes i zakonshëm për fermerët e viçit të Brazilit, po shihet me tmerr nga pjesa tjetër e botës.

Në një shkrim në CNN, shkruhet se për ata që pyesin se si mund të ndihmojnë në shpëtimin e pyjeve të shirave (të njohura në komitetin ndërkombëtar si “mushkëritë e planetit” pasi prodhojnë rreth 20 për qind të oksigjenit në botë), përgjigjja mund të jetë e thjeshtë: Hani më pak mish!

Kjo është një ide që Finlanda tashmë e ka nisur. Të premten, ministri i Financave të vendit nordik bëri thirrje për Bashkimin Evropian që të rishikojë me urgjencë mundësinë e ndalimit të importeve të viçit brazilian për shkak të zjarreve në Amazonë.

Eksporti i mishit nga Brazili Brazili është eksportuesi më i madh në botë i mishit të viçit, duke siguruar rreth 20 për qind të eksporteve të përgjithshme globale, sipas Departamentit të Bujqësisë të Shteteve të Bashkuara (USDA). Kjo shifër mund të rritet në vitet e ardhshme.

Vitin e kaluar (2018), Brazili ka eksportuar rreth 1,64 milionë tonë mish viçi, sasia më e lartë në histori, e cila ka gjeneruar 6,57 miliardë dollarë të ardhura, sipas Shoqatës së eksportuesve brazilianë të mishit të viçit (ABIEC), një shoqatë e më shumë se 30 kompanive braziliane për paketimin e mishit.

Rritja e industrisë së mishit të viçit në Brazil është nxitur pjesërisht nga kërkesa e fortë nga Azia, kryesisht Kina dhe Hong Kongu. Këto dy tregje zënë rreth 44 për qind të gjitha eksporteve të mishit të viçit nga Brazili, në vitin 2018, sipas USDA.

MARRËVESHJA NË BE

Një marrëveshje tregtare e arritur në qershor midis bllokut të vendeve të “Mercosur” të Amerikës së Jugut dhe Bashkimit Evropian mund të hapte edhe më shumë tregje për industrinë e mishit të paketuar të viçit në Brazil. Kreu i ABIEC, Antonio Camardelli, tha se pakti mund të ndihmojë Brazilin të fitojë qasje në tregjet e reja të ardhshme, si Indonezia dhe Tajlanda, ndërsa rrit shitjet me partnerët ekzistues, si BEja.

“Një marrëveshje e kësaj madhësie, është si një ftesë për të folur me vendet e tjera”, tha Camardelli për “Reuters”, në korrik. Pasi të implementohet, marrëveshja do të heqë një taksë prej 20 për qind të importeve të viçit në BE.

KËRCËNIMET NGA IRLANDA

Të premten, Irlanda u shfaq e gatshme të bllokojë marrëveshjen, nëse Brazili nuk ndërmerr veprime në Amazonë. Në një deklaratë, Kryeministri irlandez, Leo Varadkar, e përshkroi përpjekjen e Bolsonaros për të fajësuar për zjarret grupet mjedisore, si “Orewellian-e” (një term që përdoret për të përshkruar një sistem politik shkatërrues ndaj lirisë dhe mirëqenies, ku qeveria përpiqet të kontrollojë çdo pjesë të jetës së njerëzve, e ngjashme me atë të novelës “1984”, nga George Orwell).

Varadkar tha se Irlanda do të monitorojë veprimet mjedisore të Brazilit për të përcaktuar nëse do të bllokojë marrëveshjen e “Mercosur”, për të cilën duhen edhe dy vjet që të zbatohet. Ai shtoi se nuk mund t’iu thuhet fermerëve irlandezë dhe evropianë që të përdorin më pak pesticide dhe të respektojnë biodiversitetin, kur bëhen marrëveshje tregtare me vende që nuk i nënshtrohen standardeve të duhura mjedisore, atyre të punës dhe produkteve. I përplasur me presionin ndërkombëtar, Bolsonaro tha se mund të dërgojë Ushtrinë që të merret me zjarret.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në autostradën Lushnje-Fier! Makina me targa greke përfundon në kanal, plagoset një 40-vjeçar

Një aksident është shënuar mëngjesin e kësaj të mërkure në autostradën Lushnje-Fier, ku një automjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia e Durrësit, përlotet babai i 8-vjeçarit të plagosur: Shoferin e kam denoncuar disa herë, policia vinte dhe ikte

Në një lidhje direkte për “Opinion” nga spitali i Traumës në Tiranë, Ardian Meslani, babai…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përplas me shkëmbinjtë/ Mbytet në ishullin grek, anija me 8 mijë ton sodë, ishte nisur nga Shqipëria! Shpëtohen 9 marinarët

Një anije mallrash me flamur të Vanuatus është përplasur me shkëmbinjtë në veri të ishullit Andros në Greqi. Anija e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ish kreu i Kuvendit/ Nisin homazhet për Servet Pëllumbin, pritja në TKOB, trupi do të prehet në Sharrë

Mbahet sot ceremonia mortore në nderim të ish-kryetarit të Kuvendit, Servet Pëllumbi, i cili ndërroi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkrumbohet automjeti, shpëtojnë mrekullisht, pa lëndime, tre persona!

Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht në rrugën nacionale…

LEXO ME SHUME