Categories Lajme

Ambasada e Italisë: Shkuam në Berat dhe paguam llogarinë e turistëve tanë, siç porositi kryeministrja Meloni

Ambasada e Italisë në Tiranë, ka dalë me një deklaratë për mediat, për ngjarjen e raportuar dy ditë më parë në Berat, ky një grup turistësh nga ky shtet u larguan pa paguar nga restoranti.

Selia diplomatike thotë se sipas porosisë së kryeministres Meloni, ambasadori ka qenë sot në Berat.

“Sipas porosisë së Kryeministres Giorgia Meloni, kryem pagesën e llogarisë së lënë pa paguar nga një grup turistësh italianë në një restorant në qytetin e Beratit. Italianët u përmbahen rregullave dhe i shlyejnë detyrimet e tyre dhe urojmë që ndodhi të tilla të mos përsëriten më”, thotë deklarata.

Kryeministrja Giorgia Meloni deklaroi se e porositi ambasadorin Fabrizio Bucci para se të largohej dje nga Vlora, që të shkonte menjëherë në Berat dhe të paguante faturën prej 80 eurosh të turistëve italianë.

Katër prej këtyre të fundit, ditë më parë hëngrën darkë në Restorant “Guva” në Berat dhe u larguan pa paguar. Pamjet u bënë virale në internet, aq sa lajmin e mësoi dhe kryeministrja italiane që ishte duke pushuar me familjen në jug të Shqipërisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME