Categories Lajme

Ambasada në Athinë: Ndryshim i rëndësishëm për tërheqjen e pasaportave biometrike

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njoftoi sot se për aplikimet për tërheqjen e pasaportave biometrike, të cilat do të kryhen pranë Ambasadës së Athinës nga data e sotme, 21 shtator 2020, ka ndryshuar mënyra e deklarimit të adresës së banimit.

Në një njoftim për shtyp ambasada sqaron se “qytetarët me banim jashtë prefekturës së Atikës të cilët dëshirojnë t’iu dërgohet me postë dokumenti biometrik, do të plotësojnë në përfundim të aplikimit një deklaratë me përgjegjësi me të dhënat e sakta të banesës. Kjo mënyrë shmang e-mailet abuzive për nga përmbajta dhe qëllimi, pasi janë të shumta rastet ku ka mangësi në të dhënat e sakta të adresës, por dhe praktika të qëllimshme të personave keqbërës që synojnë të nxjerrin përfitime nga kjo situatë”.

“Bashkëatdhetarët të cilët kanë nisur kërkesat e tyre pranë postës sonë elektronike, [email protected], deri në datën 20 shtator 2020, kanë të drejtën që të autorizojnë një person të tretë me anë të deklaratave me përgjegjësi, pa pagesë, pranë K.E.P (Qëndrat e Shërbimit të Qytetarëve), për të tërhequr pasaportat e tyre fizikisht në sportelet e shpërndarjes”, – thekson Ambasada. Sipas ambasadës ky vendim u ndërmor për përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve dhe rritjen e sigurisë në shpërndarjen e dokumenteve biometrikë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME