Categories Lajme

Ambasada shqiptare: Shtyhet me 6 muaj leja e qëndrimit në Francë

Ambasada e Shqipërisë në Francë njofton shtetasit shqiptarë me qëndrim të rregullt në Francë, të cilëve u ka skaduar dokumenti i qëndrimit mes datës 16 mars dhe 15 qershor 2020, se afati i qëndrimit shtyhet me 6 muaj. Ambasada shton se “nga ky vendim përfitojnë vetëm ata që disponojnë një nga dokumentet si më poshtë: Vizë afatgjatë, leje qëndrimi të rregullt, leje qëndrimi të përkohshme dhe vërtetim të kërkesës për leje qëndrim (récépissés)”.

“Për rrjedhojë, kërkesa për takim në prefekturë për rinovimin e dokumenteve duhet të bëhet vetëm 2 muaj para përfundimit të vlefshmërisë të shtyrë me 6 muaj. Për shembull, nëse leja e qëndrimit ka përfunduar më 1 maj, atëherë vlefshmëria e saj zgjatet deri më 1 nëntor, dhe takimi për rinovimin e dokumentit duhet të merret jo më parë se data 1 shtator”, shprehet Ambasada. Po ashtu ambasada shton se “për të lehtësuar kalimin e kufijve të personave që ndodhen në këtë situatë, Ministria e Brendshme franceze ka vënë në dispozicion vërtetimin (në frengjisht dhe anglisht) në lidhjen e mëposhtme për ta paraqitur pranë autoriteteve kufitare”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME