Categories Lajme

Ambasadorët Soreca e Norman: Për pak ditë propozohen negociatat, është mesazh për politikën shqiptare

Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe ambasadori britanik Duncan Norman kanë folur në deklaratë për mediat pas dakordësisë së palëve për Reformën Zgjedhore duke thënë se vjen në një kohë të duhur pasi javën e ardhshme do të propozohen negociatorët dhe do të ecin përpara.

“Ne e kemi mirëpritur këtë marrëveshje. Ka ardhur si rezultat i një procesi gjithëpërfshirës i cili ka filluar në janar. Të mërkurën kemi pasur një marrëveshje pas diskutimeve të mira, por jku e dini që ka qenë opozita e bashkuar që ka kërkuar të shqyrtonte cështje të tjera si depolitizimi i administratës zgjedhore. Gjë që ëhtë në përputhje me rekomandimet e OSBE – ODIHR-it, gjë që e mbështesim. Ishte pikërisht duke u bazuar tek kjo që maxhoranca është marrëveshja që kemi arritur. Në emër të BE them që Shqipëria është më pranë BE pas kësaj marrëveshje për arsye se një nga kushtet për celjen e negociatave. Kjo vjen edhe në një moment shumë të mirë se javën e ardhshme KE do të propozojë edhe kuadrin e negociatave që do të jetë baza për integrimin në BE, kështu që ne të ecim përpara”, tha Soreca. “Kjo është një ditë e mirë në fund të një jave mjaft të gjatë dhe të vështirë negociatash. Të gjithëve u është dashur të heqin dorë nga dicka dhe marrëveshja u bë e mundur vetëm për arsye se panë dëshirë për të bërë kompromis. Është një mesazh shumë i rëndësishëm për politikën në Shqipëri. Kjo marrëveshje është një ah pi rëndësishëm për negociatat em BE dhe një hap i rëndësishëm sa i përket zgjedhjeve në Shqipëri”, u shpreh Norman.

Arritja e Reformës Zgjedhore vjen vetëm dy ditë para se komisioneri të ketë mundësinë që të prezantojë edhe ecurinë e reformave për dy vendet të cilat aspirojnë të hyjnë në Bashkimin Europian, sic janë Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Faxweb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME