Categories Lajme

Ambasadori gjerman takon Dritan Lelin: Gjermania mbështet Shqipërinë në çdo projekt

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf është takuar ditën e sotme me kryetarin e Bashkisë së Vlorës Dritan Leli në kuadër të bashkëpunimit gjermano-shqiptar në Vlorë, Himarë dhe Sarandë. Ambasada gjermane në Tiranë bën me dije se ata vizituan sot impiantin e vjetër të depozitimit të mbetjeve dhe progresin e bërë në kantierin e ndërtimit të impjanit të ri.

Ambasadori Zingraf u shpreh: “Mbrojtja e mjedisit dhe klimës janë në mbarë botën sfidat kryesore të kohës sonë. Gjermania mbështet Shqipërinë në projekte të rëndësishme, nga të cilat do të përfitojnë në fund të fundit qytetaret dhe qytetarët e saj, por edhe industria e qëndrueshme e turizmit”, u shpreh Zingraf.

Njoftimi i ambasadës:

Gjermania mbështet përmes GIZ-së dhe KfË-së Shqipërinë në tranzicionin e saj të gjelbër– gjatë ditës së sotme dhe nesër, Ambasadori Peter Zingraf do të vizitojë projektet e bashkëpunimit gjermano-shqiptar në Vlorë, Himarë dhe Sarandë.

Në Vlorë, Ambasadori Zingraf së bashku me Kryetarin e Bashkisë, Dritan Leli, vizituan sot impjantin e vjetër të depozitimit të mbetjeve dhe progresin e bërë në kantierin e ndërtimit të impjanit të ri. Më pas u vijua me Himarën, ku ai dhe Kryetari i Bashkisë, Jorgo Goro, vizituan projektet e përmirësimit të furnizimit me ujë dhe kanalizimit të ujrave të ndotur.

Ambasadori Zingraf u shpreh: “Mbrojtja e mjedisit dhe klimës janë në mbarë botën sfidat kryesore të kohës sonë. Gjermania mbështet Shqipërinë në projekte të rëndësishme, nga të cilat do të përfitojnë në fund të fundit qytetaret dhe qytetarët e saj, por edhe industria e qëndrueshme e turizmit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME