Categories Lajme

Shteti evropian heq maskat dhe orën policore

Franca do të shfuqizojë detyrimin për veshje të maskës në ambiente të jashtme dhe do të heqë orën policore, e cila zgjat prej tetë muajsh, si masë për frenimin e koronavirusit. Vendimi për maskën vlen nga nesër, ndërsa për orën policore nga e diela. Kryeministri Jean Castex tha se situata në Francë është duke u përmirësuar shumë më shpejt sesa pritej dhe se francezët janë duke përjetuar “një kthim në jetën normale”.

Castex tha se është “lajm shumë i mire” që ora policore do të hiqet 10 ditë më herët sesa planifikohej. Veshja e maskës do të mbetet e detyrueshme vetëm në vende të mbushura me njerëz, të tilla si tregjet në rrugë dhe stadiumet, tha ai.

Franca, javëve të fundit, është duke regjistruar mesatarisht 3,900 raste me koronavirus në ditë. Në kulmin e muajve mars dhe prill, ky vend ka regjistruar mbi 35,000 raste të reja në ditë. Mbi 58% e popullsisë së rritur të Francës ka marrë së paku një dozë të vaksinës kundër koronavirusit. Të martën, vaksinimi është hapur edhe për fëmijët e moshave 12-18 vjeç. Franca ka regjistruar gjithsej 110,563 viktima nga koronavirusi – një nga shifrat më të larta në Evropë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 1 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia ne çift do jete shume e mire mjafton te bëni edhe ndonjë lëshim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngritën ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen 3 vietnameze dhe 2 kineze!

Policia ka arrestuar 3 vietnameze dhe 2 kineze që ushtronin prostitucion në banesa me qira…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi me kallashnikov 69-vjeçarin pas një konflikti, arrestohet 36-vjeçari në Durrës!

Një konflikt për motive të dobëta mes dy personave në Durrës ka përfunduar me arrestimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vodhi automjetin e postës në Durrës, arrestohet 23-vjeçari

Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka vjedhur automjetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ I gjendet kallashnikov pa leje në banesë, arrestohet 29-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e…

LEXO ME SHUME