Categories Lajme

Ambasadori i BE vlerëson Shqipërinë: Është model

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca nga Kakavija në një prononcim për mediat vlerësoi bashkëpunimin e policisë shqiptare me FRONTEX si model në rajon.

“Ky bashkëpunim ka shërbyer si një model në rajon. Shqipëria vazhdon të jetë një model në zgjerimin e bashkëpunimit të përbashkët. Kemi pasur rezultate konkrete bashkëpunimi.

Prania e FRONTEX është dëshmi e sfidave tonat të përbashkëta. Do të angazhohemi me policinë shqiptare dhe mbështetje financiare” tha ai.

Edhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se Shqipëria është shembull. “Model i jashtëzakonshëm bashkëpunimi. Vullneti i qeverisë shqiptare për të qenë pjesë e BE. Janë marrëveshje të tilla që e jetësojnë këtë aspiratë për të qenë pjesë e BE-së.

Shqipëria po bëhet një model që po ndiqet edhe nga vende të tjera jo anëtare të BE falë rezultateve pozitive të këtij bashkëpunimi. Marrëveshja me FRONTEX nuk eshtë një rast i shkëputur.

Shqipëria është ftuar nga Europol jo vetëm si pjesë e hetimeve evropiane por edhe të udhëheqë një nga këto grupet në luftën kundër trafikut” tha ai.

Shefi i FRONTEX u shpreh se “jemi krenarë për këtë bashkëpunim me Shqipërinë. Këto operacione kanë dhënë rezultate pozitive në forma të ndryshme të krimit ndërkufitar.

Frontex do të vazhdojë mbështetjen e Shqipërisë për aspiratat tuaja të integrimit dhe kemi filluar donacioni e dytë në Shqipëri”. Ekipi i FRONTEX u nderua me medaljen e nderit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME