Categories Lajme

Ambasadori i OSBE: Të sigurohet pavarësia e gazetarëve

Ambasadori i OSBE-së në vendin tonë Vincenzo Del Monaco tha sot se gazetaria është një pjesë thelbësore e mozaikut demokratik dhe nxitës i progresit. Duke folur në konferencën e organizuar nga OSBE “Gazetari në kohë krizash”, Del Monaco tha në shqip se dashuria për popullin shqiptar ka nisur në 2013 kur ishte për herë të parë në një konferencë të tillë. Ai tha se liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë në asnjë vend të botës.

“Hera e fundit që Shqipëria organizoi këtë konferencë ishte në 2013. Ishte viti i parë që vizitova këtë vend të mrekullueshëm dhe dashuria ime për popullin shqiptar ka nisur që atëherë.

Gazetaria në kohë krizash është për fat të keq një titull i përshtatshëm. Nuk do ta përmend se si pandemia ndikon funksionimin e institucioneve demokratike. Aktualisht po përjetojmë një sërë krizash brenda dhe përtej OSBE-së. Gazetaria është një pjesë thelbësore e mozaikut demokratik dhe nxitës i progresit demokratik.

Ne duam t’i mbajmë sytë tek panorama e madhe dhe kjo përqendrohet tek individët që punojnë për një shoqëri të hapur dhe që punojnë për një rend të sigurt botëror.

Progresi i medias me 20 vjet më parë është përtej çdo kundërshtimi. Liria e medias nuk duhet marrë e mirëqenë në asnjë vend të botës. Pengesat duhen trajtuar shpejt dhe në mënyrë serioze. Gazetarët duhet të punojnë të sigurt, të mbështesin gazetarinë në fakte, të sigurohet pavarësia e gazetarëve”, tha ambasadori i OSBE

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME