Categories Lajme

Policia gjen turistët belgë, humbën në malet e Tropojës

Policia ka gjetur dy turistë nga Belgjika, një djalë i moshës 25 vjeç dhe një vajzë 26 vjeçe, të cilët duke eksploruar natyrën në zonën e Lekbibajt në Tropojë kanë humbur rrugën në një zonë të thellë. Mësohet se duke u munduar për të dalë nga terreni i vështirë, 25-vjeçari është dëmtuar në këmbë.

Turistët kanë njoftuar policinë dhe kanë kërkuar ndihmë, pasi 25-vjeçari nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve që kishte marrë në këmbë. Pas disa orësh kërkim nga Policia e Tropojës, turistët u gjetën në vendin e quajtur “Stakaj”. Pasi policia arriti ti nxjerrë nga terreni i vështirë, turistët janë transportuar me ambulancë në spitalin e Tropojës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën./ Opinion.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME