Categories Lajme

Ambasadori i ri gjerman hedh firmën e parë, ja çfarë do financojë

Ambasadori i ri i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf, i cili mori zyrtarisht detyrën pak ditë më parë, ka nisur menjëherë punën. Kryediplomati gjerman ka nënshkruar bashkëpunimin e parë, që lidhet me të drejtat e grave dhe dhunën ndaj tyre, një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri

Ambasada gjermane njofton se kryediplomati Zingraf do të mbështesë financiarisht këtë projekt të rëndësishëm për mbrojtën e grave shqiptare dhe barazinë gjinore, i cili realizohet nga që prej vitit 2017 nga organizata gjermane në Tiranë “Schüler Helfen Leben”.

“Projekt në shkolla për informimin mbi dhunën me bazë gjinore +++ Organizata „Rjeti i Grave Barazi Në Vendimmarrje – Ëomen’s Netëork „Equality in Decision Making (EDM)“ angazhohet prej kohësh me të drejtat e grave në Shqipëri. Përmes projektit „Strengthening Youth, Preventing Violence“, organizata starton në 14 shkolla në Shqipëri një fushatë informuese në mbarë vendin mbi dhunën me bazë gjinore.

Një projekt pilot është realizuar me sukses që në vitin 2017 me ndihmën e organizatës gjermane në Tiranë “Schüler Helfen Leben“ (nxënësin ndihmojnë jetën). Ambasada shpreh kënaqësinë të mbështesë financiarisht këtë projekt të rëndësishëm. Ambasadori Peter Zingraf dhe drejtoresha e EDM-së, Edlira Cepani, nënshkruan këtë javë në Tiranë bashkëpunimin mes tyre”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME