Categories Lajme

Ambasadori i Shqipërisë viziton familjen Abazi nga Gjilani pas tragjedisë

Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi, ka vizituar sot familjen Abazi në Komunën e Gjilanit për t’iu shprehur ngushëllime pas humbjes tragjike së dy djemve në Durrës si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit, shkruan Gazeta Express. Lajmin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.

“Sot në mëngjes, Ambasadori i RSh-së në Kosovë, z. Qemal Minxhozi zhvilloi një një vizitë ngushëlluese në familjen Abazi në Komunën e Gjilanit, e cila humbi 2 djemtë, gjate tërmetit të datës 26 nëntor”, thuhet në njoftim. Minxhozi gjithashtu ka njoftuar familjen Abazi që Qeveria e Shqipërisë ka ndarë një shumë prëj 16 mijë eurove. Në këtë vizitë ka qenë edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. “Pas shprehjes së ngushëllimeve të atit dhe familjarëve të tjerë, Ambasadori i bëri me dije vendimin e sotëm të qeverisë shqiptare për ta ndihmuar familjen Abazi me shumën prej 16.000 Euro. Familjarët e vlerësuan këtë akt, ku i ati i viktimave u shpreh se “Falënderoj qeverinë shqiptare që nuk i ndau fëmijët e mi dhe nga viktimat e tjera”. Në këtë vizitë, ambasadori u shoqërua nga kryetari i Komunës Lutfi Haziri si dhe nga anëtarë të Këshillit Komunal të Gjilanit”, thuhet në njoftim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME