Categories Bota, Kuriozitete

Ambasadori kapet duke vjedhur, futi librin e playboy mes gazetës dhe largohet (Video)

Ambasadori i Meksikës në Argjentinë ka dhënë dorëheqjen, pasi është kapur nga kamerat duke vjedhur një libër në një librari. Ricardo Valero, 77 vjeç, u thirr fillimisht nga Ministri i Punëve të Jashtme të Meksikës këtë muaj pasi u bënë publike pamjet. Në video, shihet ambasadori teksa merr librin e fut mes gazetës dhe largohet.

Sipas mediave të huaja, libri mendohet se është një biografi e Giacomo Casanova-s, një autori, spiuni dhe playboy të shekullit të 18-të. Qeveria pranoi dorëheqjen e Valeros të dielën, pasi u akuzua edhe për një vjedhje tjetër. Kësaj here ai mori një bluzë nga një dyqan në një aeroport. Ministri Marcelo Ebrard i uroi diplomatit shërim të shpejtë. Ndërkohë, mediat raportojnë se ai i ka mbijetuar një tumori në tru gjashtë vite më parë dhe gjendja e tij ka qenë gjithnjë nën monitorim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Martë 19 Maj 2026

Dashi Sot do përjetoni eksperienca te mrekullueshme me partnerin tuaj dhe atmosfera do jete tejet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME