Categories Lajme

“Teatri i ri do të bëhet”, Veliaj i prerë me aktorët: Eksituesit do të mbahen mend për sherre, ju pret fati i atyre të Astirit

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka folur së fundmi për projektin e Teatrit të ri Kombëtar, që sipas do të marrë udhë me buxhetin 2020-të. Ndërsa përsa u përket atyre që u krenuan me faktin që teatri nuk u shemb as pas tërmetit, kryebashkiaku i Tiranës e krahasoi godinën e vjetër me një mullar kashte, dhe shtoi s’e një mullar se gjen gjë. Grupin e aktorëve që bëjnë rezistencë deri më sot, Veliaj u shpreh se ata janë një çetë që kundërshton më shumë zhurmë zhvillimin e Tiranës dhe se do të mbahen mend për shérre, në vend që të mbahen mend për art.

Qytetarët duan zhvillimin, teatrin e ri. Askush nuk do të guxojë të ndalë me orën e Tiranës. Një çétë e vogël që kundërshton me shumë zhurmë.  Është e njëjta skemë, i njëjti grup shëtitës. Lajtmotiv kanë bllokimin.

Janë po ata që nuk dua sheshe dhe parqe. Po ndalojnë zhvillimin e Teatrit Kombëtar.

Do kenë fatin e atyre të Astirit.  Projekti i Teatrit Kombëtar do të marrë udhë me buxhetin 2020.  Kemi ardhur në fazën ku ishin dy muaj më parë me Astirin. Teatri i vjetër do të prishet dhe teatri i ri do të ndërtohet. Toka pas teatrit është pronë e Bashkisë dhe do të përdoret vetëm për teatrIn. Të gjithë ata që kërcënuan ‘do ta shohim, do ta shohim në zgjedhje’, ne zgjedhjet i bëmë dhe nuk pamë gjë. Dhe përsa u përket atyre që thanë ‘hë me ra teatri, nuk i ndodhi gje e patë’. Normal është një muall kashte me kunja shkrepësesh. Saç u shembën ata mullarët në Ndroq do shembej edhe ai. Gjithsesi kur të zgjohen ata të mbledhurit aty nga gjumi, teatri do ketë mbaruar. Mund të ishin mbajtur mend për art, por éksituesit do të mbahen mend për shérre,”- u shpreh Veliaj.TPZ

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME