Categories Sport

E ardhmja e Xhakës mund të ndryshojë me trajnerin e ri, Arteta: E kam kërkuar te Mançester Siti

E ardhmja e Granit Xhakës mund të jetë sërish e lidhur me Londrën. Mesfushori dukej se e kishte të sigurt largimin nga Arsenali në janar, për shkak të marrëdhënies me tifozët e cila u acaruar kur lojtari me origjinë shqiptare reagoi hapur kundër tyre. Megjithatë, me ardhjen e trajnerit të ri, Mikel Arteta, Xhaka është kthyer të jetë i rëndësishëm dhe mund të sheshojë problemet me fansat e klubit. Aq më tepër kur trajneri Arteta ka vetëm fjalë pozitive për mesfushorin, madje së fundmi ai ka treguar se e ka kërkuar Xhakën te Mançester Siti në momentin kur ishte zëvendësues i Pep Guardiolës.

“Kur u largova nga Arsenali për të nisur një karrierë të re si trajner te Mançester Siti, po kërkonim një lojtar në pozicionin e Xhakës. Ai ishte një prej lojtarëve në listën time. Kjo tregon sa shumë e pëlqeja atë. Isha i lumtur kur firmosi për Arsenal sepse mendova se ai do të ishte një futbollist i jashtëzakonshëm.

Ai ka bërë shumë gjëra të mira, por tani ka ngecur në një situatë të vështirë, e cila me kalimin e kohës u zmadhua dhe në fund shpërtheu. Por, besoj se marrëdhënia ka nisur të përmirësohet dhe mendoj se tifozët kanë qenë për të. Ia kam thënë sa e pëlqej dhe çfarë pres nga ai, apo sa i rëndësishëm është për skuadrën. Jam këtu për ta ndihmuar dhe ai duhet ta dijë se ka mbështetjen tonë, jo vetëm nga unë por nga i gjithë klubi”, u shpreh Arteta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME